“Trëndafili i Bardhë”/ Nazistët ekzekutojnë udhëheqësit e lëvizjes së rezistencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

18 Shkurt 1943

 “Trëndafili i Bardhë” ishte një grup jo i dhunshëm, intelektual i rezistencës në Gjermaninë naziste, i cili drejtohej nga pesë studentë dhe një profesor në Universitetin e Mynihut: Willi Graf, Kurt Huber , Christoph Probst, Alexander Schmorell, Hans Scholl dhe Sophie Scholl. Grupi zhvilloi një fushatë anonime me fletëpalosje dhe grafiti që bënte thirrje për opozitë aktive ndaj regjimit nazist. Aktivitetet e tyre filluan në Mynih më 27 qershor 1942; ato përfunduan me arrestimin e grupit kryesor nga Gestapo më 18 shkurt 1943…

…Hans Scholl dhe motra e tij Sophie, udhëheqësit e grupit rinor gjerman Weisse Rose (Trëndafili i Bardhë), arrestohen nga Gestapo për kundërshtimin e regjimit nazist. Lëvizja përbëhej nga studentë universitarë (kryesisht mjekë), që shpreheshin kundër Adolf Hitlerit dhe regjimit të tij. Themeluesi, Hans Scholl, kishte qenë dikur anëtar i Rinisë Hitleriane, por u zhgënjye me ideologjinë naziste, sapo u bë i qartë qëllimi i saj i vërtetë.

Si student në Universitetin e Munihut në vitet 1940-1941, ai u takua me dy njerëz katolikë të letrave që e ridrejtuan jetën e tij. Pasi ktheu vëmendjen nga mjekësia tek feja, filozofia dhe artet, Scholl mblodhi rreth tij miq të një mendjeje, të cilët gjithashtu përbuznin nazistët, dhe kështu lindi lëvizja “Trëndafili i Bardhë”.

Fletpalosjet

Gjatë verës së vitit 1942, Scholl dhe një miku i tij hartuan 4 fletëpalosje, të cilat i ekspozuan rrugëve duke denoncuar mizoritë naziste dhe të SS-ve, duke përfshirë shfarosjen e hebrenjve dhe fisnikërisë polake, ndërsa bënin thirrje për rezistencë ndaj regjimit. Fletushkat ishin të mbushura me citime nga shkrimtarë dhe mendimtarë të mëdhenj, nga Aristoteli në Gëte, dhe bënin thirrje për rilindjen e universitetit gjerman.

Lëvizja, mbështeste organizimin e një elitë të arsimuar brenda Gjermanisë. Rreziqet nga një veprimtari e tillë qenë të mëdha. Jeta e qytetarëve monitorohej imtësisht, për të mos pasur asnjë devijim nga besnikëria absolute ndaj shtetit. Edhe një vërejtje rastësore kritike ndaj Hitlerit apo nazistëve, mund të çonte në arrestimin nga Gestapo, policia sekrete të regjimit.

Aleatët

Grupi shkroi, shtypi dhe shpërndau fillimisht broshurat e tyre në rajonin më të madh të Mynihut. Më vonë, transportuesit sekretë sollën kopje në qytete të tjera, kryesisht në pjesët jugore të Gjermanisë. Në korrik 1943, avionët aleatë lëshuan fletëpalosjen e tyre të gjashtë dhe të fundit mbi Gjermaninë me titullin Manifesti i Studentëve të Mynihut. Në total, Trëndafili i Bardhë ishte autor i gjashtë fletëpalosjeve, të cilat u shumëzuan dhe u përhapën, në një total prej rreth 15,000 kopjesh. Ata denoncuan krimet dhe shtypjen e regjimit nazist dhe bënë thirrje për rezistencë. Në fletëpalosjen e tyre të dytë, ata denoncuan hapur persekutimin dhe vrasjen masive të hebrenjve. Në kohën e arrestimit të tyre, anëtarët e Trëndafilit të Bardhë ishin gati të vendosnin kontakte me grupe të tjera gjermane të rezistencës si Rrethi Kreisau ose grupi Schulze-Boysen/Harnack i Orkestrës së Kuqe.

Lexo edhe :  Roswell 1947, porta drejt së panjohurës

Idealizmi

Megjithatë, studentët e lëvizjes rrezikuan të gjithë, të motivuar thjesht nga idealizmi, parimet më të larta morale dhe etike, dhe simpatia për fqinjët dhe miqtë e hebrenjve. Më 18 shkurt 1943, Hans dhe Sophie, lanë një valixhe të mbushur me fletëpalosje në ndërtesën kryesore të universitetit.

Në to thuhej:”Dita e llogaridhënies ka mbërritur, e larjes së hesapeve të rinisë sonë gjermane me tiraninë më të neveritshme që populli ynë ka përjetuar ndonjëherë. Në emër të gjithë popullit gjerman, ne kërkojmë nga shteti i Adolf Hitlerit kthimin e lirisë personale, thesarin më të çmuar të gjermanëve, për të cilën na ka mashtruar me mjeshtëri. Ata u zbuluan nga një pastrues, që i raportoi menjëherë tek Gestapo, e cila i arrestoi shumë shpejt.

Ekzekutimi

Hans dhe Sophie Scholl, si dhe Christoph Probst u ekzekutuan me gijotinë katër ditë pas arrestimit të tyre, më 22 shkurt 1943. Gjatë gjyqit, Sophie e ndërpreu gjyqtarin disa herë. Asnjë të pandehuri nuk iu dha mundësia për të folur.

Ata, si dhe anëtarët dhe mbështetësit e tjerë të grupit që vazhduan të shpërndanin pamfletet, u përballën me gjyqe të shfaqjes nga Gjykata Popullore Naziste (Volksgerichtshof); shumë prej tyre u dënuan me vdekje ose me burgim.

Në këtë rast motër e vëlla u dënuan me vdekje, një dënim i rezervuar për “tradhtarët politikë”.

Sot, Trëndafili i Bardhë është i njohur si në Gjermani ashtu edhe në mbarë botën.

 

Të fundit

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz në Itali

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”, për interpretimin e...

Zjarr në Radhimë/ Digjen dy beach bare, rrezikohet nga flakët edhe një hotel

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë. Mësohet se zjarri ka rënë në një subjekt plazhi. Zjarrfikëset kanë bërë me...

Tragjedia në Koçan! Ndërron jetë dhe një person, shkon në 62 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov...

Nipërit e Agron Kapllanajt sulmuan agjentët e BKH, Prokuroria e Fierit nis hetim

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier...

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të mbërritur nga qeveria gjermane, që...

Lajme të tjera

Web TV