Dramë/ Goli fenomenal i Leo Messit në minutën e fundit i jep fitoren PSG ndaj Lilles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG mori një fitore dramatike në Parc Des Princes, teksa mposhtën në shtëpi me rezultatin 4-3 skuadrën e Lille. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Christophe Galtier mund edhe ta humbisnin ndeshjen, madje ashtu po ndodhte deri në minutën e 87-të, kur Mbappe dhe Lionel Messi vendosën të marrin mbi shpinë fatet e ekipit. Në fakt, ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për kryeqytetasit që zhbllokuan shifrat në minutën e 11-të me anë të Kylian Mbappe që realizoi një gol mjaft të bukur duke dribluar dy kundërshtarë me një lëvizje.

Ndërkohë, gjashtë minuta më pas, Neymar dyfishoi shifrat pas një asisti të Vitinhas. Gjithsesi, miqtë rihapën llogaritë me anë të një goli në minutën e 24-të me anë të Diakite ndërsa në pjesën e dytë, pas një penalltie shumë të kontestuar nga vendasit David barazoi rezultatin. Por, befasia më e madhe erdhi në minutën e 69-të kur Bamba që mposhti nga një kënd i vështirë Donnarummës.

Megjithatë, duhej të vinte minuta e 87-të kur Mbappe kombinoi bukur me Bernat dhe barazoi shifrat në 3-3. Ndërkohë, fjalën e fundit nuk e kishte thënë Lionel Messi i cili edhe pse në hije gjatë 90-minutëshit, e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist teksa shënoi të 94-tën pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi. Festa te parizienët ishte e papërmbajtshme teksa Parisi mbetet në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Lille është në vend të gjashtë me 41 pikë.

https://twitter.com/imranestore/status/1627310211424722944?s=46&t=mdXxIUqS3FV5n1LipbAUZg

Të fundit

3 yje për sulmin, zbulohet plani i Barcelonës për merkaton

"Mundo Deportivo" raporton se Barcelona është e vendosur të transferojë një anësor për sezonin e ri dhe në listë...

“Ballkani ka sot një shans për t’u bërë pjesë e tregut të BE”

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, theksoi rëndësinë e momentit aktual për Ballkanin Perëndimor gjatë takimit vjetor të RCC-së...

A ekziston një “buton bërthamor” për të shkaktuar luftë bërthamore?

Cila është procedura për nisjen e një sulmi bërthamor? Nuk ka buton të kuq (dhe nuk ka buton as në çantë). Disa mund ta kujtojnë:...

Befasi te Tirana, mbrojtësi njofton largimin nga kryeqytetasit

Florian Përgjoni i ka dhënë “duart” përfundimisht Tiranës, pasi ka zgjedhur të mos e rinovojë kontratën me klubin. Ky njoftim ka ardhur përmes rrjeteve...

Ndërron jetë turistja e huaj te Shkëmbi i Kavajës, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të plazhit “Shkëmbi i Kavajës, ku një turiste 79-vjeçare nga Sllovakia ka ndërruar jetë. Mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV