Pas puthjes me Nitën në ‘dasmë’, Bledi bën deklaratën e papritur: Ndoshta rrugës do të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Luizit dhe Kiarës, një tjetër çift “u kurorëzua” në shtëpinë e “Big Brother Vip.”

“Vëllai i Madh” organizoi një dasmë kosovare brenda shtëpisë, ku nusja dhe dhëndri këtë herë ishin përkatësisht Nita dhe Bledi.

Dyshja u “shpallën burrë e grua” nga Luizi, i cili kishte rolin e nënpunësit të bashkisë. “Çifti” shkëmbyen edhe një puthje në buzë pas këmbënguljes së banorëve.

Ndonëse “dasma” ishte e gjitha në kontekstin e lojës, së fundmi Bledi ka lënë të kuptojë se e shikon në një të ardhme veten vërtetë me Nitën.

“Ndoshta rrugës do të dashurohemi,”-ishte deklarata e Manes për këngëtaren e cila nuk pritej.

Ndërkohë ashtu si në dasmën e parë, edhe kësaj here pati mungesa.

Ishin Dea dhe Amosi ata të cilët nuk morën pjesë në dasmën e Luizit dhe Kiarës, ndërsa në dasmën e Nitës dhe Bledin, Ermiona vendosi të mos marrë pjesë dhe t’i vëzhgojë nga larg.

Kujtojmë se “dasmorët” e Kiarës dhe Luizit, pra banorët e “Big Brother Vip”, nuk kishin si të mos e komentonin “dasmën” e tyre.

Gjatë bisedave në shtëpi, banorët kanë shprehur mendimet e tyre rreth dasmës, që disa e shohin si të vërtetë, ndërsa të tjerë si lojë ose si diçka fallco.

Disa nga mendimet e banorëve:

Armaldo: Jam i lumtur që unë isha pjesë e kësaj që ndodhi. Kiara ishte bërë shumë e bukur, edhe Luizi taman dhëndër

Tea: Nuk ishte dasmë, ishte lojë. Nuk e prisja fare atë puthjen, mendova që do vazhdonin ashtu siç kanë qenë.

Olta: Akoma nuk më besohet, unë dua prapë puthje.

Diola: Unë mendoj se ishte një dasmë ishte shumë reale.

Nita: Unë mendoj që sonte ata u lidhën vërtet sonte, e mendova shumë gallatë, por ishte shumë reale. Jam shumë e lumtur që pashë dashuri të vërtetë.

Lexo edhe :  E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Amos: E ke parasysh mbretin te “Shrek 1”, fiks si ai më duket Luizi. Edhe puthja gjysmë ore do zgjasë.

Të fundit

“Bashkëpunove me Milosheviçin”/ Balla se kursen Berishën, ‘ia plas në sy’ skandalet

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë...

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i...

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

Mjekja anesteziste-reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT, Nertila Kodra është ndarë nga jeta. Mjekja nuk ka mundur dot ta fitojë dot betejën me...

 Grand Prix i parë automobilistik në histori, garat që u zhvilluan në Francë

26 dhe 27 qershor 1906 Më 26 dhe 27 qershor 1906, u mbajt Grand Prix de l’Automobile Club de France, i njohur ndryshe si Grand...

FOTO-LAJM/ Kushner dhe Ivanka Trump, vizitojnë Vlorën

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe familja e tyre. Ata kanë zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV