Dosja “McGonigal”/ Berisha i kërkon SPAK-ut të hetojë Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë Speciale SPAK të nisë hetimet për kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen McGonigal. Edhe pse shprehet se kjo prokurori duhet të hetojë kryeministrin, sërish e ironizon institucionin duke e quajtur “SKAP”.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama edhe ditën e djeshme sa i takon çështjes së ish-agjentit të FBI-së McGonigal, i proceduar në SHBA për lidhje me oligarkët rusë dhe korrupsion. Ai ka takuar të paktën katër herë kreun e qeverisë shqiptare, takime të cilat nuk i ka deklaruar, ndersa ka ngritur edhe biznese në Shqipëri. Për këto dyshime dhe mbi një fakt se “Rama mund ta ketë përdorur McGonigal për të sulmuar opozitën”. Ai i ka kërkuar SPAK-ut që të nisi hetimet për kryministrin Edi Rama, i cili në aktakuza është përmendur disa herë.Berisha ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike sulmon SPAK duke pyetur nëse është gjallë apo jo, pasi sipas tij Rama ka arritur të korruptojë zyrtarin e FBI-së për të ‘vrarë’ opozitën dhe ka minuar demokracinë, por ‘SKAP’, siç ai e quan ende nuk ka nisur një hetim për kryeministrin.“Korruptoi FBI-në, tentoi të vras opozitën dhe minoi demokracinë. A është gjallë Spak? Jo, jo është Skap”, shkruan Berisha.Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka paguar ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal për të shkatërruar Partinë Demokratike. Sipas, opozitës Rama ka paguar McGonigal me 255 mijë dollarë përmes Agron Nezës. Por McGonigal thotë se ia ka marrë borxh Nezës.

Interpelanca dhe Komisioni Hetimor

Partia Demokratike e Sali Berishës, ajo që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe Partia e Lirisë në Parlament kanë kërkuar në interpelancë kryeministrin Edi Rama, e cila me kast është shtyrë nga Partia Socialiste. Mungesa e kryeministrit në Parlament e ka irrituar më shumë opozitën, e cila nëçdo seancë parlamentare ka bllokuar foltoren duke krijuar kaos. Edhe pse deputetët janë përjashtuar, protesta jashtë Parlamentit ju ka dhënë një tjetër zë për tëatakuar qeverinë Rama. Po ashtu kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor parlamentar është rrëzuar poshtë nga Konferenca e Kryetarëve.

Të fundit

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të...

Midis trillimit dhe realitetit

Nga Ben Andoni A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon...

13 qershor 1917/ Qindra të vdekur nga bombardimi gjerman mbi Londër

Më 13 qershor 1917, Londra përjetoi një nga bombardimet më të rënda gjatë Luftës së Parë Botërore, kur avionë bombardues gjermanë Gotha G.IV sulmuan...

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet në vende të ndryshme. Mund të ketë të reja lidhur me sferën profesionale, ku...

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në vend, ku janë prekur në...

Lajme të tjera

Web TV