Gjykata Kushtetuese pritet të zgjedhë sot kreun e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dështimit të dy raundeve, Gjykata Kushtetuese pritet që ditën e sotme të zhvillojë raundin e tretë të votimit për të zgjedhur kreun e saj. Në garë janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Asnjëra prej kandidateve në dy raundet e para nuk mori shumicën e votave ligjore, prej 5 të tillave. Gjykata Kushtetuese në përbërjen e saj ka nëntë gjyqtarë.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00”, thuhet në njoftimin.

Në raundin e parë rezultati i votimit :

Gjyqtarja Fiona Papajorgji – 3 vota
Gjyqtarja Marjana Semini – 2 vota
Gjyqtarja Holta Zaçaj – 4 vota.

Në raundin e dytë rezultati i votimit:

Gjyqtarja Fiona Papajorgji – 3 vota
Gjyqtarja Marjana Semini – 3 vota
Gjyqtarja Holta Zaçaj – 3 vota.

Nëse dështon e dhe raundi i tretë, atëherë kreu i Gjykatës Kushtetuese do të zgjidhet me short.

Të fundit

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te të majtët po ashtu dhe...

Lajme të tjera

Web TV