Skandalet e ndryshme tek klubi i Barcelonës, katalanasit rrezikojnë dënimin nga UEFA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja sportive e Barcelonës mund të jetë larg të qenit e sigurt, pas shpërthimit të asaj që tashmë është emërtuar ‘Calciopoli spanjoll’. Faktet e hipotezuara nga prokuroria katalanase rezultojnë të linjëzuara për drejtësinë sportive.

E, në fakt, sanksione të rënda ndaj Barça mund të vijnë nga organet qeverisëse ndërkombëtare. Siç raportohet nga El País, kodet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s parashikojnë mundësinë e ndërhyrjes në rast se hetimet vërtetojnë hipotezat e krimit. E kjo, pavarësisht se çfarë konstaton drejtësia sportive vendase.

Hetimi, kujtojmë, ka të bëjë me një sërë pagesash të bëra nga Barça mes viteve 2016 dhe 2018. Ato kanë shkuar në favor të një kompanie të drejtuar nga José Maria Enriquez Negreira. Ajo që është e habitshme lidhet me faktin se ai, deri në vitin 2018, ishte zv/president i Kolegjit arbitral të La Liga.

FIFA mund të ndërhyjë vetëm nëse federata kombëtare nuk është në gjendje ta bëjë. Ekzaktësisht si në këtë rast. Gazeta iberike kontaktoi me disa ekspertëve të së drejtës sportive. Mendimi i tyre është se FIFA mund të shkojë deri aty sa të imponojë rënie nga kategoria. Madje edhe humbje titujsh.

UEFA në vend të kësaj mund të veprojë në kompeticionet e veta. Qeveria europiane mund të sanksionojë “çdo aktivitet që synon të rregullojë ose të ndikojë në rezultatin e një ndeshjeje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar”. Në këtë rast, ndëshkimi do të ishte natyrshëm përjashtimi nga turnetë e organizuar në nivel europian. Duke filluar nga Champions League.

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV