Berisha mbledh Këshillin Kombëtar/ Porosit demokratët: Duhet të fitojmë zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një mbledhje të zhvilluar sot me Këshillin Kombëtar, kreu i PD Sali Berisha tha se pas revolucionit, faza tjetër në të cilën ndodhet kjo parti, është puna për të fituar në zgjedhjet e 14 majit.

Kreu i PD tha se dandidatët duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultate të shkëlqyera, por paralel me veprimtaritë e revolucionit.

“Tani kërkohet një fazë tjetër, në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren në zgjedhjet lokale. Kandidatët tanë duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultate të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresë, veprimtaritë e evolucionit tonë.

Revolucioni i ‘90 nuk u ndërpre, ia arriti qëllimit,. Askush nuk mund të mendojë se revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese elektorale, jo dhe jo. Por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhja, zgjidhja janë kur kombinohen me revolucionin. Nuk duhet të dekurajohemi, të mos mendoni për asnjë çast të tërhiqemi”, tha Berisha.

 

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV