“Nuk e bleu dot gjykatësin”, Ngjela: Ja çfarë do të bëjë Berisha më 3 mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela thotë se protesta e 3 marsit e thirrur nga Sali Berisha, është kundër gjykatës, e cila në po të njëjtën datë, do të marrë vendimin për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se sipas retorikës së Berishës, ky  i fundit nuk ka arritur ta blejë dot gjykatësin e kësaj çështjeje.

Ndër të tjera, Ngjela deklaroi se nëse rrëzohet vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, atëherë për të do duhet të fillojë një proces penal.

“Fakti që Berisha bën protestë në datën 3, ditën e gjyqit, kuptohet që është kundër gjykatës dhe ajo që kuptoj unë, nuk e paskan blerë dot. Por duan ta trembin me populizëm. Duhet të presim sesi do vijnë ngjarjet. Do ketë kurajo gjykata që të zbatojë ligjin?

Mënyra sesi sillen këta, na japin të kuptojë se gjykata do të zbatojë ligjin, jo si ai i faktit, gjykatësi i faktit që ka rënë brenda, sepse PD-ja është person juridik dhe duhet t’i zgjidhte brenda strukturave të veta. Edhe Kongresin duhet ta thërriste struktura e tyre, gjetën njëgjyqtar që ua pranojë të tëra. Por këtu janë 3 gjyqtarë tani, çfarë do bëhet? Nëse ata e rrëzojnë, do duhet të fillojë proces penal për Zhukrin, është i paligjshëm”, theksoi ai.

 

Të fundit

Kundër “arrestit me burg”, Safet Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në...

Tragjike në Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç...

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

Lajme të tjera

Web TV