Pjesëtar i një grupi kriminal, kapet në Abu Dhabi i shumëkërkuari shqiptar (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ekstraduar nga Abu Dhabi, i shumëkërkuari i prokurorisë së posaçme, i implikuar në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, në mbikalimin e Shkozetit.

Burime zyrtare të policisë thanë se bëhet fjalë për 39-vjecarin, i cili përdorte dy emra, Amar (Dritan) Shkëmbi.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.

39-vjecari u shpall në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, në janar të këtij viti ku u arrestua për të njëjtën dosje edhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, dhe Juljan Pjetri. Ndërkohë, Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja dhe Julian Meçe janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentatit.

Njoftimi i plotë:

Operacioni, nga Policia e Shtetit, SPAK-u dhe Interpol Abu Dhabi, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon, Francë.

Kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, 39-vjeçari i shumëkërkuar, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve përmes inteligjencës informative, me qëllim lokalizimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për kapjen dhe arrestimin e këtyre personave, me qëllim ekstradimin, Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi/Emiratet e Bashkuara Arabe, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon, Francë, kanë shkëmbyer informacione për një shtetas shumë të kërkuar nga SPAK-u, i cili ndodhej në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit, homologët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Abu Dhabi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit:

Lexo edhe :  E rëndë në Peshkopi! Gjendet i pajetë një person në rrugë/ Dyshimet e para

A.(D.) Sh., 39 vjeç.

GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.

Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi A. N., me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili qarkullonte me automjet, së bashku me 2 shtetas të tjerë. Si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi A. M. (shoferi i prokurorit) dhe ka mbetur i plagosur prokurori, shtetasi A. N.

Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjithë partnerët, për të bërë të mundur kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, kudo ku ata tentojnë të largohen për t’iu fshehur drejtësisë.

Të fundit

Serbia ”tregon muskujt”/ Vuçiç mbledh “kokat” e ushtrisë në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të projektojë vendin e tij si një fuqi ushtarake në rritje në...

Kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Raportohet se...

Irani paralajmëron SHBA-në: Trump bixhozxhiu! Ju e nisët luftën, ne do e përfundojmë

Irani sapo ka lëshuar një paralajmërim tjetër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku thuhet se SHBA-të do të përballen me një përgjigje ndaj...

Si mund të kundërpërgjigjet Irani

Nga Colin P. Clarke* Pas më shumë se një jave bombardimesh izraelite ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara u përfshinë gjithashtu në konflikt, duke goditur objektet...

“Kupola e Artë”, projekti herkulian dhe i pasigurt

France-Presse “Kupola e Artë”, mburoja anti-raketore e dëshiruar nga Donald Trump për të shenjtëruar territorin amerikan, përbën një projekt herkulian në nivelin teknologjik dhe financiar,...

Lajme të tjera

Web TV