Gazetari Bledi Mane i cili u bë pjesë e Big Brother Vip Albania 2 ka folur për një personazhet më të dashura për publikun shqiptar, Luiz Ejllin.
Ai ka treguar anët e errëta të Luizit duke u shprehur se ai kishte vetin të vendoste këdo me shpatulla pas murit dhe se bullizonte një prej ish-konkurrenteve, Tea Trifonin.
Edhe pse ai e ka ngacmuar vazhdimisht Luizin përgjatë lojës ai ka thënë se ai ka qenë një prej njerëzve i cili nuk ka dashur të ndërhyjë në këto debate.
“Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit. Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi”, tha ai.
Kujtojmë se Mane doli nga Big Brother pasi tha se nuk donte të ndante çiftin shumë të dashur për publikun, Kiarën dhe Luizin.