Revolucioni i Shkurtit, ishte i pari i dy revolucioneve që ndodhën në Rusi më 1917-ën. Ngjarjet kryesore të revolucionit u zhvilluan në Petrograd (Shën Petersburgu i sotëm), kryeqyteti i atëhershëm i perandorisë ruse, ku masat popullore shpërthyen në revoltë kundër monarkisë, pas vendimit të një ditë më parë për racionimin e ushqimit.
Aktiviteti revolucionar zgjati rreth 8 ditë, dhe përfshiu demonstrata masive dhe përleshje të dhunshme me policinë dhe xhandarët, forcat e fundit besnike të monarkisë ruse. Më 27 shkurt, ushtria iu bashkua revolucionarëve. Tre ditë më vonë, Car Nikolla II abdikoi nga froni, duke i dhënë fund sundimit dinastik të Romanovëve dhe Rusisë perandorake.
Një qeveri e përkohshme ruse nën princin Georgi Lvov, zëvendësoi qeverinë e vjetër monarkike. Revolucioni nuk pati ndonjë udhëheqje të vërtetë apo një planifikim formal. Rusia kishte vuajtur nga një sërë problemesh ekonomike dhe sociale, të cilat u përzjenë pas fillimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914.
Në tërësi, mbi 1.300 njerëz u vranë gjatë protestave të shkurtit 1917. Qeveria e Lvov, u zëvendësua shumë shpejt nga një qeveri e drejtuar kryesisht nga socialdemokratët (menshevikët) në drejtimin e politikanit me prirje liberale Aleksandër Kerenski. Megjithë dëshirën e dëshmuar nga ky i fundit për të ndërmarrë reforma dhe nxjerrë vendin nga prapambetja e theksuar, kaosi ishte mbizotërues.
Situatën e shfrytëzuan më së miri bolshevikët, që 9 muaj më vonë organizuan një tjetër kryengritje revolucionare, duke rrëzuar qeverinë e Kerenskit dhe marrë marrë pushtetin. Shumë historianë dhe studiues, argumentojnë se nëse Rusia do të kishte patur sukses në kalimin gradual nga autokracia e Carit drejt një shteti demokratik, sipas stilit perëndimor, komunizimi nuk do të kishte triumfuar në Rusi, dhe për pasojë as në mbi një të tretën e vendeve të botës.
Historiku
Që më 1905, pas një vijimi zie buke dhe paralelisht me disfatën ushtarake të pësuar nga japonezët, shpërthyen veprime revolucionare.
Punëtorët e Peterburgut në grupe me flamuj, ikona dhe një fotografi të madhe të carit qenë masakruar nga ana e ushtrisë; në shumë vise shpërthyen kryengritje: socialistët në krye me Trockin (Leon Trotsky) u orvatën të marrin në duar udhëheqjen e lëvizjes; perandori patë bërë lëshime. Në vazhdim vështirësitë sociale të Rusisë vinin duke u shtuar: fshatarët të cilët s`kishin tokë të mjaftueshme për jetes vinin gjithnjë duke u varfëruar, fashatarët e tjerë u pasuruan e ishin zotërinjtë e tokave; industria e rëndë ishte zhvilluar hovshëm në disa zona: Moskë, Peterburg në lugun e Donit, që ishte ndërtuar me anë të kapitalit shtetëror dhe atij të huaj, sidomos atij gjerman.
Si pasojë u kundërvinin dy bota: ajo e punëtorisë e përqendruar në pak zona, e ajo e fshatarësisë e përhapur në tërë vendin. Që këto dy bota të qeverisen ishte e fortë lëvizja socialiste dhe revolucionare, ajo e fshatarësisë për shkak të traditës së saj për autonomi dhe pavarësi ndaj pushtetit politik. Projektet e sllavofilëve dhe popullistëve, të cilët dëshironin të përdornin botën fshatare si bazë për një zhvillim origjinal të Rusisë gjithnjë e më shumë bëheshin të vështira për t`u realizuar.
Lufta ka një efekt eksploziv:
Fshatarët e dërguar në front çohen në kryengritje, sepse qenë dërguar në front pa pajisje ushtarake, punëtorët ngrenë kryet, sepse kishin mbetur pa ushqim dhe lëndë djegëse. Në mars të 1917 ( muaji shkurt sipas kalendarit që ishte në fuqi në Rusi) pas një demonstrate të ushtarëve dhe punëtorëve në Peterburg perandori Nikolla II abdikon dhe krijohet një qeveri liberale kushtetuese.
Ndërkohë punëtorët dhe ushtarët krijuan në pjesën më të madhe nga krahu i moderuar i partisë socialiste. Krahu radikal i partisë, Bolshevik, priti deri ne prill, kur me ndihmën e gjermanëve, Vladimir Lenini u kthye në Rusi, dhe propozoi një program radikal që parashihte të kthehej menjëherë paqja, që toka t`iu jepet fshatarëve të panjohur, që të ndërtohet një fuqi solide revolucionare. Bolshevikët u bënën të fortë me këtë program, për pak kohë u bënë shumica në sovjetët, edhe pse partia si e tillë është një pakicë e vogël në vend. Projektet e Vladimir Leninit arritën të bashkëngjisin edhe fshatarët.
Në tetor shpërthej revolucioni socialist: punëtorët dhe ushtarët e pushtojnë Pallatin Dimëror të Peterburgut dhe bën që të bjerë qeveria liberale. Bolshevikët e marrin pushtetin. Veprat e para të tyre qenë arritja e paqes, nacionalizimi i tokave, të cilat iu besohen sovjetëve të fshatrave që t`iu ndajnë fshatarëve, kontrolli i uzinave iu takon punëtorëve, bëhet nacionalizimi i bankave dhe ndërmarrjeve të mëdha tregtare. Pushteti i ri duhet të drejtohet nga sovjetët dhe nga Partia Komuniste. Është një eksperiment krejtësisht i ri për Evropën dhe për botën.