Balla nga Fieri: BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ Berishën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sërish ka pasur në fokus të deklaratave të tij, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Nga Fieri, Balla tha se pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, gjasat që edhe Bashkimi Europian ta shpallë ‘Non Grata’ Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demorkacisë janë të mëdha.

“I vetmi që duhet të kërkojë vrimë kur të futet në këtë moment është Berisha, në Amerikë dhe Angli, as noti nuk e ndihmon. Siç po duhen bathët, edhe BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion të lartë. Berisha ka 33 vite që saboton interesat kombëtare të shqiptarëve”, tha Balla.

Sa i përket dyshes, Berisha-Meta, Balla tha se duhet të rreshtin se akuzuarit të tjerër, në një kohë kur vetë kanë hesape të palara me drejtësisë.

“Personat që janë vetë nën akuzë, siç është Sali Berisha dhe Ilir meta, t’i lënë akuzat për të tjerët dhe të merren me hesapet që kanë me drejtësinë. Ka një shpresë të madhe se drejtësia, edhe pse e vonuar po i rikthehet çështjeve me shumë rëndësi që ka sfida e madhe e drejtësisë. Uroj që t’i shkohet deri në fund, çështjes CEZ-DIA”, tha ai.

Ndalur te protesta e 3 marsit, ditë kur Berisha do të protestojë dhe Apeli do marrë vendim për vulën e partisë, socialistët duket se do jenë në Kuvend. Ai tha se me shumë gjasa do të jenë në parlament për mocionin me debat, lidhur me çështjen McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

“3 mars duhet të jemi në Kuvend, se do kemi mocionin me debat”, tha Balla.

Lexo edhe :  Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Me bindjen se do fitojnë shumicën e bashkive, kreu i grupit parlamentar socialist, u ndal te një prej kandidatëve të opozitës, pikërisht te Fredi Bejleri, kandidat në Bashkinë e Himarës, ku sipas tij, Berisha po iu ofron qytetarëve figura që janë të dënuara me vendim gjykate.

Të fundit

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Shqipëria nuk hesht! 6 përballje të Ramës që bënë jehonë ndërkombëtare

Nga Brukseli në Londër, nga Athina në Beograd, nga Tirana në Strasburg – Edi Rama nuk ka qenë kurrë një politikan që flet me...

A doni ta shikoni ëndrrën tuaj si një film? Inteligjenca Artificiale po e bën të mundur

Një kompani holandeze krijoi një pajisje “Do it yourself” që ilustron atë që përdoruesit panë në ëndrrat e tyre natën e kaluar. Kompania thotë se...

Grusht shteti në Honduras: Presidenti Zelaya rrëzohet nga pushteti

28 qershor 2009 Më 28 qershor 2009, presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak, duke shënuar fillimin e një krize...

Lajme të tjera

Web TV