Aksidenti i autobusit në Kroaci, ambasadori: Ja gjendja e të plagosurve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi në një intervistë për Euronews Albania gjendjen e të plagosurve nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci.

5 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në qytetin Karlovac, tregoi Poda.

Ai tha se 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e qytetit Ogulin.

“Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mejkëve të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën,” – u shpreh Poda.

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën.

Të fundit

Salianji letër nga burgu të rinjve që votojnë për herë të parë: Keni në dorë ndryshimin!

Rreth 115 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kur...

Rrëfimi i Messit: Doja rikthimin te Barcelona, Guardiola mund t’i ketë bërë keq futbollit

Lionel Messi ka bërë një rrëfim për karrierën e tij dhe të ardhmen. Në një intervistë të dhënë për “Simplemente Futbol”, ylli argjentinas pranoi se ka...

OBSH ngre alarmin: 1 në 5 persona vuajnë nga problemet e dëgjimit, trendi në rritje

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se deri në vitin 2030, më shumë se 500 milionë njerëz në mbarë botën do të përballen me forma...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Dibra nuk ta fal!

Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri dje në takimin e tij me banorët e...

Rebelët Huthi i kundërpërgjigjen SHBA-së, sulmojnë me raketa Izraelin dhe…

Rebelët Houthi jemenas kanë njoftuar se kanë lëshuar raketa kundër Izraelit dhe dy aeroplanmbajtësve amerikane në Detin e Kuq, USS Harry Truman dhe USS...

Lajme të tjera

Web TV