Gjatë spektaklit të Big Brother VIP është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin.
Kjo e fundit u shpreh shumë e shqetësuar me reagimin e të atit, këngëtarit Sabiani i cili ka qenë një vit më parë i ulur në të njëjtin kolltuk si banorë i BB VIP.
Sabiani ka dalë hapur kundër lidhjes së të bijës duke thënë se Kristi po gënjën.
Madje Sabiani ka postuara bisedat e Kristit me Zazën, të dashurën e tij jashtë shtëpisë e cila ka publikuar vetë këto mesazhe. Mesazhet konsistojnë të datës 24 dhjetor, ditës së parë të Big Brother VIP.
Ndërkohë që Kristi u shpreh se lidhja me Zazën ka përfunduar kohë më parë.