DEKLARATA e fuqishme nga SHBA: Virusi që shkaktoi Covid-19 doli nga një laborator kinez!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Energjisë ka dalë në përfundimin se më shumë gjasa, virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 u shfaq si pasojë e një rrjedhje laboratorike në Kinë.

Zbulimi i fundit i Departamentit amerikan është ndryshe nga qëndrimet e mëparshme për hipotezat sesi u shfaq virusi, edhe pse FBI-ja ka pohuar gjithmonë se COVID-19 ishte rezultat i një aksidenti në laboratorin Wuhan në Kinë.

Sipas burimeve të inteligjencës amerikane të intervistuara nga Wall Street Journal, përditësimi i vlerësimit të inteligjencës u krye në dritën e inteligjencës së re, studimit të mëtejshëm të literaturës akademike dhe në konsultimit me ekspertë jashtë qeverisë.

Vlerësimi i fundit thellon më tej ndarjen në qeverinë amerikane nëse pandemia Covid-19 filloi në Kinë në vitin 2019 si rezultat i një rrjedhjeje laboratori apo ajo u shfaq natyrshëm. Agjencitë e ndryshme të inteligjencës janë ndarë për këtë çështje prej vitesh.

Një zëdhënës i Departamentit të Energjisë i tha CNN në një deklaratë: “Departamenti i Energjisë vazhdon të mbështesë punën e plotë, të kujdesshme dhe objektive të profesionistëve tanë të inteligjencës në hetimin e origjinës së COVID-19, siç udhëzoi Presidenti”.

Nga ana tjetër, ministria e Punëve të Jashtme të Kinës u tërhoq kundër pretendimit kur u pyet për vlerësimin e raportuar gjatë një konferencë të rregullt të hënën.

“Palët e interesuara duhet të ndalojnë nxitjen e argumenteve për rrjedhjet laboratorike, të ndalojnë njollosjen e Kinës dhe të ndalojnë politizimin e çështjes së origjinës së virusit,” ka thënë një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze./ Top Channel

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV