Humbje e madhe për Barcelonën, Lewandowski do të mungojë El Clasicon ndaj Realit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona dhe trajneri Xavi Hernandez në “hall” para El Clasicos së të enjtes ndaj Real Madrid sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Katalanasit humbasin shërbimet e Robert Lewandowskit me polakun që do ta ketë të pamundur për të zbritur në Santiago Bernabeu për shkak të një mbingarkese muskulore.

34-vjeçari ndjeu shqetësime në ndeshjen e fundit të kampionatit me Almerian ndërsa sakrifikoi për të luajtur gjithë ndeshjen edhe për shkak se skuadra e tij ishte në disavantazh. Por, pasojat duket se do të ndihen në sfidën e radhës ndaj Realit me trajnerin Xavi që do të duhet të eksperimentojë një formacion pas sulmuesin kryesor.

Nëpërmjet një komunikate, klubi i Barcelonës njoftoi problemin fizik të Lewandowskit, ndërsa nuk ka një datë konkrete për rikthimin e tij në fushë. Kohët e fundit, sulmuesi po kalonte një periudhë të vështirë në kampionat duke shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit ndërsa tashmë i duhet të kalojë edhe vështirësitë e radhës.

Kujtojmë se në ndeshjen me Realin në Kupë, Barcelona nuk mund të mbështetet as në shërbimet e Dembele dhe Pedri.

Të fundit

U aludua se mund të jetë kandidate e opozitës për kryeministre, Jorida Tabaku shuan zërat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në një program televiziv, u pyet rreth zërave se ajo mund...

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Ish-banorët e Big Brother, dashurinë e tyre ata do ta kurorëzojnë dhe me...

Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë, ja emri që ka zgjedhur për vogëlushin

Këngëtarja e njohur Olta Boka këtë të shtunë është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë. Vetë këngëtarja ka...

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Në prill u mbyllën 677 aktmarrëveshje

OSHE ka implementuar prej 3 prillit disa skema të reja lehtësuese me qëllim shlyerjen e detyrimeve të papaguara nga klientët debitorë. Sipas kompanisë deri më...

Presidenciale në SHBA, qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

Dy kandidatët kryesorë për president të Shteteve të Bashkuara vazhduan fushatën këtë javë. Presidenti Joe Biden vizitoi një qytet amerikan që po përballet me...

Lajme të tjera

Web TV