Mbyllet dosja, Dani Alves rrezikon dhjetë vite burg, pritet data e gjyqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimi për padinë ndaj Daniel Alves është drejt fundit dhe së shpejti mund të shpallet data e gjykimit. Sipas gazetës El Mundo, mbrojtësi brazilian rrezikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet burg. Daniel Alves është nën hetim, pasi u akuzua për përdhunim nga një femre 23-vjeçare, më 30 dhjetor, në një klub në Barcelonë.

Gazeta citon një burim nga Gjykata e Barcelonës, i cili thotë se “procesi i hetimit është finalizuar praktikisht. Është e parashikueshme dhe e dëshirueshme që procesi përmbledhës të përfundojë”,- thotë burimi, ndërsa gazeta thekson se tashmë janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe tashmë janë kryer të gjitha analizat e ADN-së, që normalisht vonojnë proceset. Lojtari është mbajtur në paraburgim për më shumë se një muaj.

Futbollisti 39-vjeçar duhet të përgjigjet për “krimin e agresionit seksual me depërtim, të nenit 179 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet burg”,- me faktorin rëndues “shpërdorimi i epërsisë, duke e detyruar viktimën”, e cila parashikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet.

El Mundo përmend gjithashtu, se mbrojtja e lojtarit po studion procesin, pasi ai mund të bëjë deklarata të reja, të cilat tashmë i ka paraqitur në disa versione.

Të fundit

Burri vret gruan në Zvicër/ Të dy nga Malisheva e Kosovës

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas...

VIDEO/ Mediu pret LaCivita: Së bashku me Berishën dhe opozitën për një shans të madh

Kur duhen pak orë të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore e PD, drejtuesi i kësaj fushate, amerikani Chris LaCivita është pritur nga kreu i PR,...

Çmimet e shportës në ‘qiell’!/ Tregu kontrollohet nga pika shumice që diktojnë gjithçka

Ndër shumë përcetime dhe pritshmëri të tjera, sondazhi i fundit i realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, i transmetuar dje (10...

Evis Kushi: E shndërruam PS nga ‘shtëpia’ e burrave, në partinë e hapur për të gjithë!

Drejtuesja e Forumit të Grave Socialiste, Evis Kushi, në nisje të takimit ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” që po mbahet në TKOB, foli...

Dosja “Partizani”/ Berisha nis fushatën pa vendim, gjykata e shtyn për në 15 prill

Edhe pse data e shpalljes së vendimit paraprak të dosjes “Partizani” në gjykatën e Posçme përkoi me ditën e nisjes së fushtës elektorale, lideri...

Lajme të tjera

Web TV