Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrjen e vështirë, i shpëtojnë jetën 62-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është kryer nga mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, duke i dhënë jetë për së dyti një 62 vjeçari.

Pacienti erdhi nga spitali i Fierit me urgjencë. Mjekët shpjegojnë se ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni urgjent pasi rezultoi me aneurizëm të aortës abdominale.

Pacienti kishte pësuar një çarje brenda murit të barkut duke shkaktuar humbje të madhe të gjakut. Kirurgu Sokol Xhepa e sheh suksesin tek reagimi i shpejtë dhe bashkëpunimi i të gjitha strukturave shëndetësore.

Familjarët thonë se nuk kishin shpresa por pas operacionit që zgjati 4 orë u befasuan.

“Babai erdhi në minutat e fundit. Nuk kishim pritshmëri. Ka qenë një reagim në kohë rekord. Pritshmëritë ishin të ulëta por mbaj mend fytyrat e mjekëve kur kanë dalë na operacioni, ishin të djersitur por ndodhi mrekullia. Kjo është mrekulli”, tha e bija.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video lidhur më këtë rast, ku shkruan: “MIRËMËNGJES me një tjetër episod të veçantë të serisë së ndërhyrjeve të suksesshme të bluzave të bardha të QSUT-së së transformuar rrënjësisht, ku në kohë rekord u krye një ndërhyrje kirurgjikale tejet sfiduese, e cila i dha një jetë të dytë pacientit 62-vjeçar, ju uroj një javë të mbarë”.

Të fundit

Hajrulla Çeku caktohet kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinën

Partitë politike kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave të Kosovës, për zgjedhjet lokale të...

Tre vlonjatët që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare do nderohen nga Bashkia e Vlorës

Komisioni Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për tre personalitete, përfshirë Mira...

A do të ketë reshje shiu?/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta...

Çfarë ndodh nëse bombat godasin depozitat e uraniumit në Iran?

Ashtu siç ndodhi me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe përfshirjen, në atë rast, të centraleve bërthamore civile në Zaporizhzhia dhe të impiantit fantazmë...

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman. Krenar Velaj, ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV