AGJENDA/ Albin Kurti takon Aleksandër Vuçiçin sot në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët.

Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë.

Sipas të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ky propozim nuk do të negociohet.

Në një intervistë për RTK, ai tha se plani evropian është i tipit merre ose lëre.

“Plani në vetvete nuk do të negociohet, vetë plani është i hartuar nga BE, palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me ta dhe nuk shohim asnjë arsye e as gjasa për negociata, ne besojmë vërtet se është plani që trajton çështjen që respekton vijat e kuqe të të gjitha palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm”, deklaroi Lajçak.

Para se të shkoi në kryeqytetin evropianl, për takimin e radhës me presidentin serb Vuçiq, kryeministri Kurti, ka thënë se statusi aktual i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë, me njohjen reciproke si thelb dhe reciprocitetin si princip.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka thënë të dielën presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Lexo edhe :  Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Chollet i ka thënë edhe Kurtit një ditë më parë se tani është koha që të diskutohet për Asociacionin. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Kryeministri Kurti, të dielën ka pranuar një letër të përbashkët edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel dhe propozimin Evropian.

Në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se të hënën nuk do të ketë marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe kjo nuk do të jetë më fare temë e diskutimi.

Kurse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se marrëveshja përfundimtare në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Të fundit

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi të mërkurën se kishte shkarkuar...

Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: “Nëse futesh në Ukrainë…”

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të...

Lajme të tjera

Web TV