“Ndërroni timonierin”/ Këlliçi “shuplakë” Veliajt pas aksidentit në ‘zemër’ të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas aksidentit masiv te “Ura e Tajvanit”, ku një autobus i Unazës mori para dhjetëra makina dhe qytetarë, ka reguar dhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Këlliçi i ka drejtuar gishtin kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa shkruan se burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet.

Gjithashtu ai ka theksuar se është e nevojshme që përveç ndërrimit të autobusëve dhe kompanive, duhet ndërruar edhe timonieri, duke nënkuptuar Erion Veliajn.

 “Uroj me zemër shërim të shpejtë për të lënduarit në aksidentin e sapondodhur!

Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë.Një autobus i lyer jeshil nuk ka lidhje me konceptin e transportit të gjelbër.

Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate. Janë ndërruar autobusët dhe kompanitë. Ndërroni edhe timonierin”, shkruan Belind Këlliçi.

Të fundit

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” Kështu ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV