Shteti në prag të izolimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kurrë më parë situata politike e Shqipërisë nuk ka qënë kaq e brishtë. Parëmbrëmë arriti në pikën më interesante:

Nga qeveria amerikane vjen mesazhi që të bëhen hetime mbi zgjedhjet në Shqipëri.. Ky është reflektimi i parë i Botës Demokratike. Po parëmbrëmë, nga zyrat e larta të shtetit formulohej akuza se “lobi grek nxit Amerikën kundër nesh…”. Njëkohësisht akuzohen Amerika dhe Greqia; ndërsa Amerika dyfish. Ky shtet i madh, sipas dekalatës qeveritare, u terheqkërka për hunde si elefanti, prej një lobi, praktikisht grek(!).

Megjithatë, Departamenti i Shtetit Amerikan, sygjeroi që hetimi në Shqipëri të bëhet nga një grupim ndërkombëtar

Çfarë qëndron prapa hetimeve?

  1. Mekanizmi ndërkombëtar heton…cilin!?

Përzgjedhja e ekspertëve ndërkombëtarë për të hetuar në Shqipëri, i jep çeshtjes rëndesë. Kjo do të thotë se shqetësimi është më i gjërë se sa vetëm në një kontinent. Ndërkombetarizimi i mashtimit të zgjedhjeve në Shqipëri, ka për qëllim që në të gjitha vendet postkomuniste t’i pritet rruga “sëmundjes” shqiptare. Mirëpo ky prozhektor i fuqishëm drite, i lëshuar mbi aktin e dhunimit të zgjedhjeve, me sa duket nxori zbuluar shumë persona, detaje, krime, rrushfete, interesa, mashtrime, fshehje, etj. etj.

Ndoshta përgjegjësve kryesorë të organizimit te violencës mbi zgjedhjet iu shkoi mendja tek hetimet që kryhen aktualisht mbi përgjegjesit e krimeve kundër njerëzimit, ose ka lidhje me bazat e terroristëve islamikë që u zbuluan në Tiranë dhe u ekstraduan.

Megjithatë hetimi ndërkombëtar lëshon këtu një dritë besimi ndaj demokracisë perendimore. Para se në Shqipëri të ndodhte akti i dhunimit të votës, disa persona të ardhur nga bota me misione të ndryshme, u panë të përzier në propagandën pro-qeveritare; këta vazhduan edhe në ditët pastaj. Disa prej tyre janë dyshuar edhe për interesa vetjake, për shpërblime ekonomike ose financiare; ndonjë diplomat edhe për joint-venture me qeveritarët shqiptarë, dikush tjetër si avokat i dyfishtë: Arsidi – Zgjedhje, etj..

Vëzhgimi ndërkombëtar mbi skandalin e zgjedhjeve të Shqipërisë, padyshim që do të zbulojë  elementët e komplotit kundër votës së lirë.

  1. Lobi grek dhe izolimi mbas ‘fitores
Lexo edhe :  Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Mbase nuk ia vlen të përmendet se pasoja e parë e diktaturave mbas ‘fitores”, është izolimi i vendit. Por në sulmin e egër që bëri dje shtypi qeveritar kundër lobit grek, shihet edhe një herë akulli në kufirin tonë me Greqinë. Le të analizojmë disa elementë të tjerë të çështjes:

Të dy gazetat proqeveritare (RD dhe Albania), dje thërrisnin me të njëjtin ton, në të njëjtën ditë dhe me të njëjtin titull: “Shqiptarët (stalinistët shqiptarë – thoshte tjetra)…të ndërsyer nga lobi grek”. Pra shteti shqiptar përgatitet për një fushatëtë re politike anti-greke. Kështu lexohen, të paktën, tituj e gazetave qeveritare.

Po pse kësaj here fillon puna jo drejtpërdrejt me shtetin grek, por me lobin grek në Amerikë!? Nuk bëhet pa qëllim. Duke atakuar lobin grek, atakohet dhe tërhiqet vemendja e politikës amerikane.  Në këtë mënyrë i thuhet politikës amerikane se “deklaratat tua për parregullsitë e rënda në zgjedhje i lexoj si influenca greke”. Pra thyhet pasqyra e së vërtetës. Ndërkohë gjendet një mënyrë për të ndërtuar strategjinë propagandistike kundër demokracisë amerikane.

Arsyeja e dytë pse atakohet lobi grek, është për të përzierë në çështje vetë Greqinë. Te ftohja e përsëritur me Greqinë ndodhet tërë qëllimi. Dihet se hetimi mbi zgjedhjet në Shqipëri do të bëhet në bashkëpunim më fqinjët, së pari. Po të nxirren jashtë loje fqinjët që e njohin më mirë të vërtetën, kjo quhet një fitore për dhunuesit e votës… Greqia, si vend komunitar evropian ka rolin e saj në qëndrimet që do të mbajnë institucionet evropiane ndaj Shqipërisë mbas 26 Majit.

Politika zyrtare synon që këtë element ta nxjerre jashtë loje, duke e atakuar që sot.

Ao që është më e rëndësishmja: Përderisa shteti filloi të sulmojë  linjën Greqi-Amerikë, kjo do të thotë se rezolutën evropiane për zgjedhje të reja nuk e ka marrë sinqerisht dhe as do ta zbatojë.

Qershor 1996

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV