“Shtëpitë e barit”/ Rrumbullaku porosi policëve: Shtoni kontrollet, do keni përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë disa porosi për strukturat policore, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Rrumbullaku iu dha porosi drejtorëve të qarqeve dhe atyre të kufirit, për të kontrolluar ambientet e mbyllura të dyshuara për kultivim të kanabisit, për kontroll të përjavshëm të terrenit, për kontrolle në bazë të analizës së riskut në pikat e kalimit kufitar dhe për patrullime të shtuara në kufirin tokësor dhe në atë detar.

Policia e Shtetit

Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, në terren dhe në ambiente të mbyllura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku porosi drejtorëve të qarqeve dhe atyre të kufirit, për të kontrolluar ambientet e mbyllura të dyshuara për kultivim të kanabisit, për kontroll të përjavshëm të terrenit, për kontrolle në bazë të analizës së riskut në pikat e kalimit kufitar dhe për patrullime të shtuara në kufirin tokësor dhe në atë detar.

Drejtori i Përgjithshëm, porosi të gjitha strukturave policore:

-Intensifikoni kontrollet në terren dhe në ambiente të mbyllura;

-Mblidhni informacion, duke bashkëpunuar me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese, për personat me tendencë në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike;

-Kontroll të përjavshëm të territorit, me grupe kontrolli dhe jo vetëm përgjegjësi e spz-ve, por e tërë strukturës policore në zonë;

-Organizoni grupe kontrolli të përbashkëta, me të gjitha institucionet që i ngarkon ligji;

-Kontrolle të imtësishme në pikat e kalimit kufitar, në kufirin tokësor dhe në atë detar, për parandalimin e futjes në Shqipëri, të farave të kanabisit dhe për parandalimin e krimeve ndërkufitare, në veçanti tentativën për trafikim të lëndëve narkotike;

-Intensifikoni bashkëpunimin me partnerët, në nivel vendor, rajonal dhe qendror, duke organizuar patrullime të përbashkëta, si në det ashtu edhe në tokë, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare.

Lexo edhe :  Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

-Bashkëpunoni me OSHEE-në në qarqe, për të evidentuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.

-Në rast se nga agjenci të tjera ligjzbatuese, do të konstatohen bimë narkotike të kultivuara në terren të hapur apo në ambiente të mbyllura, përgjegjësia do të jetë mbi zinxhirin drejtues të drejtorisë dhe të komisariatit përkatës;

-Organizoni takime masive, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave dhe qytetarët, me qëllim sensibilizimin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, për denoncimin e kësaj veprimtarie.

Gjatë muajit janar dhe muajit shkurt, janë goditur në Durrës, në Fier dhe në Vlorë, 3 vila, me 5 kate (16 dhoma), të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe një magazinë në Kropishtë të Selenicës, gjithashtu e përshtatur për kultivim.

-Janë arrestuar 13 shtetas, nga këta 8 punonjës të OSHEE-së, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Të fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

Lajme të tjera

Web TV