Deklarata e fortë e Manjës: Dan Hutra ka qenë komisioner i PD në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi në fjalën e tij në Kuvend se Dan Hutra ka qenë komisioner i Partisë Demokratike në kohën kur vuante dënimin në burg.

“Do të kishte qenë rezultativ një debat për dhunën me bazë gjinore dhe për dhunën në familje. Unë bashkohem me dhimbjen për viktimat e djeshme të atij krimi makabër, por ju dhe ato i përdorni për politikë sot këtu për të ushqyer revolucionin e ditës së nesërme.

Madje, Saliu këtu edhe autorin e atij krimit të katërfishtë, pa pik turpi e quajti patronazhist kur të gjithë e dinë se për 16 vite në burgjet shqiptare ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto, por ju s’keni nga t’i dini,” – u shpreh Manja.

Raazan (Dan) Hutra është autori i vrasjes me armë zjarri të 3 grave, të mërkurën në kryeqytet.

Seanca maratonë e Kuvendit këtë të enjteje pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocion me debat lidhur me çështjen McGonigal.

Të fundit

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në...

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa mjete. Sipas njoftimit bëhet me dije...

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion. Në përgjigjet e saj, ish-banorja e "BBVA...

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si...

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK. Banda merrej me trafikun...

Lajme të tjera

Web TV