“McGonigal”/ Berisha: Rama foli në Kuvend dhe iku si kufomë politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur lidhur me mocionin me debat ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal”.

Edhe pse në parlament mungoi debati i fortë që ishte paralajmëruar, Berisha tha në emisionin “Opinion”, se Rama duhet të kishte dhënë dorëhqejen pasi ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI për të shkatërruar opozitën.

Kreu i demokratëve tha se kryeministri është i aftë të bëj çdo veprim për të mbrojtur pushtetin.

“Sot PD kishte një qëllim, të bënte transparencë të plotë të një skandali të shekullit të 21-të në rrafsh me opozitën. Si një nga aktet më të papërgjegjshme ndaj partnerit më kryesor, udhëheqësit të NATO-S, SHBA nga një kryeministër që ka detyrime të pa shlyera ndaj këtij vendi të madh. Krimi i tij anti-kushtetues, përpjekja për të shkatërruar opozitën, pagesa e një vrasësi me pages, McGonigal. Në sistematikisht kemo bërë publike , ritheksuar përsëri përdorimin e ministrave, të dërgimit në Vjenë të ministres së Drejtësisë, bashkëpunimit të grupit mahisur Rama-McGonigal,, Balla, Gjiknuri. Rama mohoi ato të cilat akuzohet rëndë duke vënë në dyshim vendimet e prokurorisë së SHBA. Ajo ishte apologjia e akteve të tij më të rënda de-facto… Prisja që Rama të mbyllte dosjen duke kërkuar të flaur shqiptarëve dhe të jepte dorëheqjen. Çdo kryeministër, zyrtar që ndodhet para një skandali të përmasave botërore, ka vetëm një rrugë, dorëheqjen. Ai është i aftë të ndërmarrë çdo akt, çdo veprim për të mbrojtur pushtetin e tij. Rama foli dhe iku si nj kufomë politike.”,-tha Berisha./Opinion.al

Të fundit

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi...

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Sekuestrimi nga SPAK, reagojnë avokatët: Veliaj dhe Xoxa nuk janë pronarët e pronës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku me Ajolën akuzohen për...

Ish banorja e BBVA ndanë lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të parë

Ish-banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Me një video të veçantë dhe...

Vajza shpërndan 25 milionë euro për të varfrit: “Nuk i meritoj paratë”

Marlene Engelhorn, një trashëgimtare austriake 32-vjeçare, ka marrë një vendim të pazakontë: do të shpërndajë 90% të trashëgimisë së saj, rreth 25 milionë euro,...

Lajme të tjera

Web TV