“Mund të na kishte vrarë edhe ne”/ Flet fqinji Hutrës: Kur dola pashë masakër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana u trondit mesditën e djeshme nga një krim makabër, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

Të vrara mbetën motra e ish-gruas dhe nusja e vëllait të saj, Mevlude Hysa e Hasime Dafku, dhe të plagosura ish-bashkëshortja e nëna e saj, Elena e Kujtime Hysa.

Në lidhje me këtë ngjarje fqinji i familjes Hysa (ish-partneres së autorit) ka deklaruar se janë dëgjuar 5-6 të shtëna. Më pas kur ka dalë jashtë ka parë që dy të plagosurat janë dërguar me urgjencë në spital.

“Dëgjova 5 a 6 të shtëna mendova se ishin fishekzjarrë. Kush e mendonte se ishin armë në mes të ditës. Kur dola pashë masakër. Dy të plagosurat i çuan urgjent në spital. Ai mund të na kishte vrarë dhe ne. Është e tmerrshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë jashtë kamerave të Top Channel ka folur më shumë familjarë të viktimave të cilët shprehen shumë të indinjuar ndaj drejtësisë që liroi vrasësin pavarësisht se ai kishte paralajmëruar vrasjen.

Njëkohësisht në shtëpinë e Etleva Kurti, e cila po ashtu mbeti e vrarë, nuk ka më asnjë njeri.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat, shihet banesa, tashmë e boshatisur, në të cilën jetonte vetëm me të ëmën 31-vjeçarja, pas largimit të burrave të shtëpisë.

Ata janë larguar jashtë vendit pasi i druheshin hakmarrjes, pas dënimit të vëllait të viktimës. Varrimi i Etleva Kurtit do të bëhet në Burrel, në vendlindjen e saj.

Policia dyshon se pas këtij krimi mund të jetë Dan Hutra për shkak të konflikteve që kishte me vëllanë e viktimës Vladimit Kurti në burg ku ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm për grabitje me pasojë vdekjen.

Sipas dëshmitarëve një automjet i zi ka përshkruar rrugën “Beslidhja” në Kamëz dhe është pozicionuar buzë banesës së Etleva Kurtit dhe ka qëlluar drejt saj 3 herë duke e lënë të vdekur në vend 31-vjeçaren e cila ndodhej në oborr. Në ikje autor ka hedhur në vendngjarje armën e krimit.

Si ndodhi ngjarja: 

Dan Hutra, rreth mesditës së kësaj të mërkure tronditi kryeqytetin me 3 ngjarje të ndryshme kriminale duke lënë pas 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura në më pak se një orë. Gjakftohtë dhe i armatosur ai u përlesh fillimisht me Marjana Gurakuqin ne Astir duke tentuar t’i marrë paratë duke e lënë atë të plagosur me thikë në dorë.  Më pas ai  shkoi në banesën e familjes së ish bashkëshortes së tij Elena Hysës në zonën e kodër Kamzës ku qëlloi me breshëri drejt grave të familjes.

Lexo edhe :  Vrasja dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë

Dan Hudra është afruar në oborrin e banesës së familjarëve të ish-gruas së tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë pa jetë motrën e gruas dhe nusen e vëllait të saj dhe plagosi ish bashkëshorten dhe nënën e saj.  Gjakftohtë pasi kreu krimin ai u largua i armatosur me mjetin e tij Benz.

Të pajeta në vendin e ngjarjes mbetën Mevlude Hysa dhe Hasime Dafku ndërsa në spital po marrin ndihmë mjekësore Elena e Kujtime Hysa.

Me këtë mjet që shihet në këtë foto Dan Hutra u largua nga vendngjarja jo për tu arratisur por për të kryer një tjetër krim në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz pa u ndeshur me asnjë pikë kontrolli apo patrullë policie.

Sipas dëshmitarëve një automjet i zi ka përshkruar rrugën “Beslidhja” në Kamëz dhe është pozicionuar buzë banesës së Etleva Kurtit dhe ka qëlluar drejt saj 3 herë duke e lënë të vdekur në vend 31-vjeçaren e cila ndodhej në oborr. Në ikje autor ka hedhur në vendngjarje armën e krimit.

Policia dyshon se pas këtij krimi mund të jetë Dan Hutra për shkak të konflikteve e që kishte me vëllanë e viktimës Vladimit Kurti në burg ku ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm për grabitje me pasojë vdekjen. Megjithatë analizimi i gëzhojave, armës së zjarrit e provave të tjera do të japë një përgjigje në lidhje me këto dyshime.

Kjo nuk ishte hera e parë e Dan Hutrës që përfshihej në krime. Në vitin 2003 ai është arrestuar për pengmarrje të nënës dhe kunatës dhe përdhunim  të kunatës tjetër ndërsa në 2007 u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes.

Në qershor të 2022 ai u rikthye në burg me akuzën e dhunës në familje ku u lirua pak javë më parë më 16 shkurt të këtij viti. Dan Hurda akuzonte bashkëshorten e tij Elenën se fëmijën që priste nuk e kishte me të dhe për këtë fakt e dhunonte. Ika e saj nga shtëpia dhe rikthimi tek prindërit e agravoi situatën aq sa ish-dhëndri paralajmëroi vrasjen qe e vuri në zbatim pasi doli nga burgu.

Të fundit

Gjunjëzimi i PD para ‘Kandidatit për Kryeministër’

Mero Baze Në fillim, kur kriza shpërtheu dhe PD u nda mes Berishës dhe Bashës, Berisha i lejoi të vetët më të...

Ditë me diell dhe temperatura deri në 19 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme shëndetësore. Shafrani i Indisë është...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

Lajme të tjera

Web TV