Fati i PD-së/ Apeli “zhbën” Zhukrin, vula mbetet në xhepin e Alibeajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit rrëzoi dje vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, që njihte Sali Berishën si kryetar të PD-së.

Përfundimisht vula dhe logo e PD-së mbeti në duart e Enkelejd Alibeajt. Çështja rikthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë ndërsa në zgjedhjet lokale Alibeaj do të dalë zyrtarisht me kandidatët e tij.

Pas tre orësh, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhanë vendimin në favor të Enkelejd Alibeajt. Vula dhe logo e shumë debtuar mbetet sërish në dorën e “mashës” së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajt.

Gjykata e Apelit me relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja ka kthyer në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen për vulën e Partisë Demokratike.

Sipas Apelit çështja do të kthehet për rigjykim në Shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. E ndërsa gjykata e Shkallës së Parë e gjykon, Alibeaj do të regjistrojë Partinë Demokratike në Komisionin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Avokatët e Alibeajt kanë dhënë të dy nga një prononcim për shtyp pas vendimit të shpallur nga Apeli.

Avokati i PD-së së Alibeaj, Indrit Sefa është shprehur se Apeli ka vendosur të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pra të zhbëhet vendimi i Zhukrit. Që do të thotë që çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë si dhe do të ketë një tjetër trup gjykuesish. Avokati tha se brenda këtyre ditëve Partia Demokratike e Alibeajt do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

I pyetur nëse vendimi i Gjykatës së shkallës së parë mund të jetë i njëjtë me atë të Zhukrit, ai tha se nuk ka asnjë mundësi të jetë i njëjtë. “Sot (dje) gjykata vendosi rikthimin e cështjes në shkallën e parë, kërkesë e jona. Praktikisht u pranua ankimimi i Alibeaj kjo do të thotë që çështja do rikthehet në gjykatën e shkallës së parë dhe do ketë një tjetër trup gjykues.

Lexo edhe :  RTL Radio promovon Shqipërinë si ‘xhevahir’, Rama: Një udhëtim që të mbetet në zemër

Do regjistrohemi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda këtyre ditëve”, tha ai. I pyetur se çfarë ndodh nëse merret i njëjti vendim sërish si Zhukri në të Shkallës së Parë, ai tha se: “Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë të njëjtin vendim si Zhukri. PD ka organe legjitime të saj”.

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV