Vrasësi serial i grave/ Familja e Dan Hutrës kërkon mbrojtje, frikë nga hakmarrja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e vrasësit serial, që i mori jetën tre grave në Tiranë kërkon mbrojtje nga policia e shtetit, pasi i frikësohet hakmarrjes, për shkak të lidhjes së gjakut.

Motra e Dan Hutrës është shprehur e friëskuar se familjarët e familjes Hysa mund të hakmerren për vrasjet që kreu vëllai i saj.

Dan Hutra, vrau më 1 mars me gjakftohtësi kunatën Hasime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses (Elena Hysa) si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj. Gjithashtu ai vrau edhe Etleva Kurtin dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

Autori i masakrës, Dan Hutra, ishte liruar nga burgu vetëm dy javë më parë, pasi 8 muaj më parë kishte dhunuar Elena Hysën, ish-partnerja e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të të gjithë fqinjëve. Vetëm 8 muaj pas këtij rasti, etja e Dan Hutrës për gjak nuk u shua kurrë dhe ai i mori jetën kunatës dhe nuses së vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.

Në të njëjtën ditë ai plagosi të dashurën Marjana Gurakuqi dhe vrau Etleva Kurtin në Kamzë.
Dan Hutra u arrestua pas thuajse gjashtë orësh në kërkim, në Sharrë, dhe deklaroi para policëve se donte të bënte një vrasje tjetër.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV