Veliaj përuron kopshtin e ri në Tiranë/ Mesazhe për mësuesit dhe edukatorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përuruan sot kopshtin më të ri në kryeqytet, “Zërat magjikë”, në zonën e Don Boskos.

Kryebashkiaku falenderoi gjithë mësuesit dhe edukatorët duke ju uruar edhe festën e 7 Marsit.

“Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjithë në këtë 7 mars, por edhe për ditën e nesërme, festën e grave. Ku ka më mirë se sa të kontribuosh që fëmijët tanë të kenë një jetë më të mirë, më cilësore dhe në kushte me standarde bashkëkohore. Ditë më të mira për kopshtet, shkollat dhe çerdhet e Tiranës ne nuk kemi pasur. Këtu ka qenë një landfill i madh. Njësia 9 fillonte tek rrethrrotullimi që quhej sheshi “Skënderbej” dhe mbaronte te “Bregu i Lumit”. Sot në mes të kësaj hapësire kemi ndërtuar dhe rindërtuar shumë shkolla, si shkolla “Jeronim De Rada”, shkolla “Hasan Vogli”, “Qazim Turdiu”, 2 shkolla fantastike, dhe qershia mbi tortë është ky kompleks. Këtu kemi një kampus, ku fëmijët rrinë në një ambient të sigurt, të ndarë në 3 hapësira me akses të ndryshëm: Kopshti, 9-vjeçare dhe gjimnazi. Nuk ke nevojë as të hipësh nëpër furgona, as të rrish nëpër trafik, as të rrish trotuareve, as të rrish nëpër kafe dhe lokale, është një arritje shumë e madhe”, tha Veliaj.

 

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV