Zgjedhjet e 14 majit/ Shehu tregon “strategjinë” që e çon opozitën në fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë “Fryma e Re Demokratike” (FRD) është shprehur se protestat në demokraci janë një armë fantastike për të treguar reagimin qytetar.

Komentet Shehu i bëri teksa ishte i ftuar në Panorama TV, ku ka deklaruar se që opozita të arrijë fitoren në zgjedhjet e 14 majit, do të duhej të ngrihej mbi interesat personale dhe të shkojnë në zgjedhje të bashkuar.

Ai tha se kthimi në sistem i opozitës do e fuste atë në shinat ligjore, pasi sipas tij pushteti të jep edhe përgjegjësi.

“Gjithmonë protestat janë fantastike. Janë arma e vetme e reagimi ndaj çdo gjëje që të duket e padrejtë. Deri kur të dalë rezultati në 14 maj, opozita është në kohë. Unë personalisht besoj se do të mund të gjejmë një rrugë të përbashkët.  Natyrshëm në demokraci ka pikëpamje të kundërta në rrugëtimin që bëjnë. Por kriza më e madhe është te mënyra e qeverisjes dhe opozita duhet të ngrihet nga interest vetiake dhe personale dhe të shkojë në zgjedhje si një trupë e madhe për të fituar. Nëse opozita nuk arrin të bashkohet para 14 majit dhe nëse humb zgjedhjet, atëherë nuk është më faji i Edi Ramës, por i vetë opozitës.

Ne marrëdhëniet me PD-në si parti e krahut të djathtë i kemi vendosur në zgjedhjet e vitit 2021. Ka vite që është jashtë pushtetit opozita. Duhet të bëjmë përpjekjet maksimale për ta rikthyer në shtratin ligjor. Pushteti do e vendosë opozitën në përgjegjësi.Në kohën e Bashës kishim një bashkëpunim produktiv, ndërsa sot nuk jemi mbledhur akoma për të diskutuar me zotin Berisha mbi bashkëpunimin opozitar”, është shprehur Shehu.

Të fundit

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Gomonia po fundosej nga moti i keq, policia detare shpëton 5 persona

Gjatë patrullimeve në det pranë Gjirit të Durrësit, Njësia Policore Detare ndërhyri dhe shpëtoi 5 persona, të cilët rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia e...

“Harrohet” lufta, plas grushti në parlamentin ukrainas

Kaos dhe përplasje fizike në Parlamentin e Ukrainës të enjten, teksa dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për...

“PD ka marrë pushimet, në shtator nis teatri. Berisha një i moshuar mjeran”

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se PD tashmë i takon të shkuarës dhe se sipas saj është pajtuar me fatin e trishtë të saj,...

Lajme të tjera

Web TV