S’është se me kaq mbaroi puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

S’është se me kaq mbaroi puna

Nga Frrok Çupi

Vetëm pse u çmontua Sali Berisha e nuk është më, kjo nuk do të thotë se me kaq mbaroi puna.
Duket se pas datës 3 Mars, të gjithë mendojnë se ‘mbaruan punë’ me tjetrin:
Foltorja ish- PD në tentativë për t’u bërë ‘parti Front’ përballë gjykatës u thye si veza. Ende pa u hallakatur, prej Foltores dolën zëra se ‘do të shikoni çfarë do t’u bëjmë gjyqtarëve’. Pastaj mbaruan punë me armikun që kishin mbajtur në gji: PD-në reale të konsakruar edhe në ligj. Teprica e PD kërcënoi se ‘nuk bashkohemi kurrë me PD-në’. Po s’është se edhe në këtë rast mbaroi ndonjë punë. Një analist i tyre íu hakërrye të vetëve: ‘Çohuni more, merrini për leckash e hidhini…’. As ky nuk qullosi gjë. Autorja e parullës ‘merrini për zhelesh’, ish numri Dy i shtetit, është shfaqur përsëri në ekrane dhe vajton ‘vendimin e zi’ të gjykatës. Në vajtim ka thirrje për të ‘maruar punë’ me ata.
…Pastaj u nisën të ‘mbarojnë punë’ këta legalët me jo- legalët brenda racës. Nisi merkata e deputetëve; disa u bashkuan me PD zyrtare, të tjerë po përgjojnë nga porta kur të zërë gjumi Berishën e t’ia mbathin. Por as kështu nuk mbarohet punë, asnjë nga deputetët nuk përfaqëson askënd tjetër. Të dy palët e PD, gjatë kohës, kanë pësuar fatin e ‘vezës’ së prishur. Asgjë nuk bëhet më. PD nuk bashkohet kurrë, sa shekuj të ketë aty helmin që i kanë imponuar vendit. Edhe këta që thonë se janë ‘të ligjshëm’ morën ushtat për të sulmuar kryetarin e tyre, Basha. Secili që tenton të bëhet vetë kryetar e sulmon rinoshin e KOP-it si ‘ kohë e shkuar’. Frika se Basha do të kthehet prapë në krye. Këta kot thonë se nuk e duan Berishën, Berishën që nuk vjen kurrë më, këta e kanë lider shpirtëror antiamerikan. Të gjithë këta, si ata që ‘mbaruan punë’ me politikën legale të vendit, ashtu edhe pjesa tjetër thonë se ‘PD-në na e prishi Yuri Kim (ambasadore e SHBA) dhe Edi Rama (kryeministër i Shqipërisë). Me këtë vrull sulmi, të gjithë këta e dinë se ‘nuk mbarojnë punë’ me Amerikën dhe me maxhorancën, por se i bëhen parzmore Sali Berishës dhe Ilir Metës- të dy armiq të demokracisë dhe ‘të korruptuar deri në majë’.
Përtej të gjithëve, një popull i tërë, në heshtjen e vet njerëzore, ka nisur të thotë se ‘edhe ky u çmontua, s’na bën dot gjë’. Sali Berisha me të tijtë, dhe Ilir Meta i kanë ‘punuar qindin’ popullit shqiptar në gjithë këto vite kur shpresat për ‘më mirë’ u ndezën pas diktaturës. Sali Berisha, shkatërrimtari i vendit, i votuar nga viktimat, pas datës 3 mars mund të konsiderohet si ‘i pari që shkon hupë’ pa asnjë lajm. Asnjëri prej llojit të tij në botë, nuk u shemb vetë si pemë e krimbur- siç ndodhi me ish- presidentin. Njerëzit kishin menduar se ky bie vetëm kur ta thërrasin ‘te vendi’, por në fakt ra ndryshe. Megjithatë as me këtë ‘nuk ka mbaruar puna’ akoma. Jo se qenka puna për ‘frikë’; askush nuk mund të ketë frikë se këta mund të ‘ngjallen’ e të sjellin prapë modelin e tyre të tmerrshëm. Dëmet e tyre janë të thella, pasuria publike është vjedhur e fshehur, qeveritë kanë vënë dorë mbi jetën e njeriut… Nuk ka mbaruar akoma puna mes dy pjesëve: Pjesës normale dhe pjesës që ishte në këtë vend si modeli më i keq për njeriun. Vendi ndodhet drejt modernizimit dhe zhvillimit europianist; normaliteti përbën shumicë, por jo të gjithë mund të jenë me të njëjtën kahje. Sikur e keqja të ishte në sipërfaqe, atëherë pse duhej t’u dorëzoheshim fuqive të mëdha me thirrjen e fundit: ‘na hiqni qafe këta tanët’?. Është thellë puna.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV