Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

14 maji/ Yuri Kim takim tresh për zgjedhjet lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, takoi dje kryetarin e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj, kreun e LP-së Ilir Meta dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri. Procesi zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR ishin temë kryesore e diskutimeve. Kim “rizyrtarizon” Alibejajn në krye të PD-së, shmanget çdo kontakt dhe diskutim me “Grupimin Berisha”.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë dje në një takim me përfaqësuesit e tre partive me të mëdha në vend. Kim edhe pse në ikje, po jep ende rekomandimet e fundit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 Maj. Situata politike, veçanrisht në kampin opozitar paralajmëron konflikt ashpërsi nëse Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj nuk do të bëhen bashkë. Mirëpo duket se përfundimisht Kim po jep “diketivat e fundit” para se të lerë vendin tonë duke e bërë të qartë se SHBA-të nuk e njohin Berishën si kryetar të PD-së, pas shpalljes non grata të tij. Përçarja në fushatën zgjedhore dhe ditën e zgjehdjeve do ti japin Partisë Socialiste një fitore të sigurt në të gjithë ashkitë e vendit. Mungesa e opozitarizimit do të jetë “shkelja” më e madhe që do i bëhet demokracisë me dashjen e aktorëve politikë. Megjithatë Kim nuk është ndalur fare në këtë proces, ajo e ka vënë theksin vetëm tek zgjedhjet në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR. Të treja takimet e Kim kanë qenë të sinkronizura të paktën nga zbardhjet që kanë bërë vetë përfësuesit e partive, pasi nga Ambasada Amerikane nuk ka pasur asnjë njoftim. Në asnjë prej takimeve nuk është prekur situata e krijuar në Parlament për shkak të arrestimit të ish-agjentit amerikan Charls McGonigal ku ka pasur njohje me eksponentë politik si dhe me kryeministrin Edi Rama i cili përmendet 14 herë në aktakuzë. Po ashtu as Alibeaj nuk ka thënë asgjë rreth gjyqit të fituar nga “Grupimi Basha” në Gjykatën e Apelit ku kjo e fundit zhbëri Berishën.

Takimi me Gjiknurin

Ambsaadorja e Shteteve të Bashkura të Amerikës Yuri Kim ka takuar nga Partia Socialiste Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, i cili ka zbardhur takimin që ka pasur këtë të mërkurë në selinë rozë. Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri thotë se tema e diskutimit mes tyre ka qenë mbi zgjedhjet lokale të 14 majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral. Gjiknuri thotë se “garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”. Gjiknuri tha më tej se e ka garantuar ambasadoren për një proces zgjedhor në përputhje me standartet ndërkombëtare. “Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Gjiknuri.

Lexo edhe :  Kaosi në Kuvend/ Brenda 8 Tetorit del fatura e dëmeve! Do u mbahet nga rroga deputetëve

Takimi me Ilir Metën

Diplomatja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim për rreth 40 minuta me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë takimit, Meta u shpreh se ka nënvizuar situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë, për shkak të bllokimit antikushtetues dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë. “Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozitës, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamentit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësimeve shumë të mëdha të qytetarëve në lidhje me qeverisjen, e veçanërisht më korrupsionin”, ka deklaruar kreu i PL. Gjithashtu, ai theksoi shqetësimet e shumta, të ngritura edhe nga organizata jofitimprurëse, mbi përdorimin skandaloz të administratës shtetërore, financimeve të buxhetit të shtetit, por dhe veprimtari të tjera klienteliste, në funksion të manipulimit dhe shitblerjes së votës, që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet e 14 Majit. “Korrupsioni galopant dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend, gjë e cila ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve”, tha Meta gjatë takimit, duke përshëndetur angazhimin e DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të. Ai konfirmoi vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve europiane, që sipas tij “do t’i jepnin fund monizmit në pushtetin lokal”, si dhe këmbënguljen e Partisë së Lirisë për denoncimin në të gjitha nivelet, të korrupsionit qeveritar dhe lokal.

Takim me Alibeajn

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi gjatë ditës së djeshme me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Përmes një psotimi në Tëitter, Alibeaj shprehet se me ambasadoren biseda u zhvillua kryesisht mbi zgjedhjet e 14 majit dhe sipas tij ata trajtuan disa problematike, ku njëra prej tyre sipas tij, është ajo e përdorimit të administratës në fushatë. Ai shtoi se në emër të PD-së e garantoi ambasadoren e SHBA-ve për vullnetin e mirë të PD-së për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje, duke zbatuar rekomandimet e ODIHR. “Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale”, tha Alibeaj.

Të fundit

“Sot do të ishte 17 vjeçe. Zoti na dha forcë”, Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës

Një mesazh i ndjerë publik i këngëtarit nga Shkodra, Sidrit Bejleri, për të bijën që e kishin humbur 10...

Disa zakone të të ngrënit që janë fajtori kryesor i dhjamit në bark

Ndërsa moti më i ngrohtë afrohet, më shumë njerëz duhet të vendosin disa qëllime më të shëndetshme. Humbja e yndyrës së barkut është një qëllim...

Psikologët: Filmat horror mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ankthin

Horrori është ndoshta zhanri i fundit që vjen në mendje kur njerëzit mendojnë se si filmat mund të ndihmojnë në zbutjen e ankthit. Pse një...

Si u shpikën celularët/ Telefoni i parë i krijuar nga ‘Motorola’

Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacionet më të rëndësishme teknologjike në historinë moderne, duke revolucionarizuar mënyrën se si ne komunikojmë. Historia e celularëve...

Albin Kurti kërkesë NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit...

Lajme të tjera

Web TV