PD rrezikon zgjedhjet/ Alibeaj-Celibashit: Po nëse kryetari bie në koma, çfarë ndodh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e bërë publik sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhje lidhur me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

I ftuar në “Open”, Alibeaj tha se ende nuk ka një vendim të shkruar e të firmosur në lidhje me atë që Celibashi deklaroi për mediat dhe se do të merret një vendim kur fjalët e kryekomisionerit të janë të hedhura në letër. I pyetur nëse ish-kreu i PD-së Lulzim Basha do të paraqitet apo jo në KQZ, Alibeaj tha se mund të ndodhë edhe që ai të sëmuret, por s’mund të mbetet selia blu pa u futur në zgjedhjet lokale.

“Jam i kujdesshëm për të mos ushtruar asnjë lloj influence ndaj institucioneve. E dëgjova paksa teksa bënte një artikulim mbi çështjen e regjistrimit të PD. Në fakt edhe tani nuk ka një vendim një shkresë nga zoti Celibashi që të radhisë arsyet që e çuan në atë përfundim.

Alpha e një institucioni është që komunikimi të bëhet me shkresë. E mira është që arsyet të jenë në letra. Përgjigja e vetme që kemi marrë është që nuk ka një vendim të shkruar e të vulosur. Për regjistrimin e një partie duhet një deklaratë ku kryetari merr një zotim se partia nuk do të përfshihet në shitblerje votash apo veprime të ngjashme.

 Pretendimi mesa duket është që nuk delegohet, si dokument ky është. Me anë të të cilit marr përsipër si ushtrues i detyrës së kryetari të partisë, të gjitha detyrimet. Pyetja që kam është në cilin nen apo dispozitë është parashikuar diçka e tillë? Marrim një rast sikur një kryetar partie, sëmuret dhe bie në koma. Çndodh? Partia nuk regjistrohet? A ka të tjerë persona që mund të përfaqësojnë këtë vullnet për partinë?

 Mesa duket o është një keqlexim i zotit Celibashi i nenit 64 ose ka një tjetër prapaskenë. Jam nënkryetar dhe në mungesë të kryetarit që ka dhënë dorëheqjen e ushtroj unë këtë detyrë dhe për këtë ka një autorizim i nënshkruar nga Basha dhe në pikën 2 thuhet: Të nënshkruajnë deklaratën në emër e për llogari të kryetarit të partisë ku përmendet zotimi për mospërfshirje në aktivitete të paligjshme. Ish kryetari i partisë para dorëheqjes dhe një autorizim drejtuar nënkryetarit që jo vetëm në procese administrative por edhe në procesin elektoral,”- tha Alibeaj.

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV