Pjesë e grupimit të Alibeajt/ Eugen Isaj mbështet kandidaturën e Luçiano Boçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD në Elbasan nga grupimi i Alibeajt, Eugen Isaj ka mbështetur kandidaturën e Luçiano Boçit për bashkinë e Elbasanit.

Ai shkruan PD e ka të domosdoshme të prezantohet me një kandidat unik dhe fitues.

“Në emër të Partisë Demokratike Dega Elbasan, dua të shpreh vullnetin tonë të plotë, që zoti Boçi të jetë kandidat unik i të gjithë demokratëve”, shkruan ai.

Reagimi i plotë

65 ditë përpara zgjedhjeve, Elbasani është përpara sfidës së madhe për të sjell ndryshimin, për të bërë të mundur mirëqeverisjen për çdo qytetarë të Elbasanit, për të ofruar më mirë shërbimet për qytetarët.

Që ndryshimi të jetë i mundur, opozita, Partia Demokratike, e ka të domosdoshme të prezantohet me një kandidat unik e fitues.

Nga selia e Partisë Demokratike, nga një pjesë e Partisë Demokratike, është propozuar si kandidat kolegu Luçiano Boçi.

Në emër të Partisë Demokratike Dega Elbasan, dua të shpreh vullnetin tonë të plotë, që zoti Boçi të jetë kandidat unik i të gjithë demokratëve.

Zoti Boçi ka dalë kandidat nga selia e PD Elbasan dhe ka përgjegjësinë të jetë kandidat i PD Elbasan. Prandaj thirrja ime sot është të lëmë mënjanë konfliktin e shkaktuar në qendër dhe që është shtrirë deri në bazë, dhe të jemi të gjithë bashkë me një kandidat, kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Demokratët dhe qytetarët e Elbasanit presin sot që ne të bëjmë betejë për to, por të sjell ndryshimin, për të mundur Edi Ramën. Betejat për të tjerët, për individët, nuk janë beteja të demokratëve, nuk janë beteja të qytetarëve të Elbasanit që presin ndryshimin.

 

Të fundit

Ja pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u...

Plazh në shkurt! Qytetarët vlonjatë shfrytëzojnë motin e mirë për t’u larë në det

Plazhi në javën e fundit të muajit shkurt mund të duket i pazakontë, por jo për qytetarët e Vlorës. Ata kanë shfrytëzuar motin e mirë dhe me...

‘Non grata’ e Berishës, Harxhi flet me siguri: Ka mbetur puna vetëm për një firmë…

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike zhvilloi një bisedë këtë të shtunë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News. Ajo u pyet...

“Ndërtimet mbi pronën e tjetrit i kemi peshqesh nga këneta”, Rama: Kur morëm detyrën….

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2...

Banesa me qira për festa droge, alarmi për të rinjtë

Vitet e fundit, veçanërisht në Tiranë po jepen banesa me qira ditore, por a keni menduar ndonjëherë se këto shtëpi mund të shfrytëzohen nga...

Lajme të tjera

Web TV