“Sot PD drejtohet nga Alibeaj”/ Sefa zbulon arsyen përse figuron emri i Bashës si kryetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, është shprehur se Partia Demokratike sot drejtohet nga Alibeaj.

Komentet Sefa i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se emri i Bashës figuron si kryetar për shkak se në gjykatë nuk administrohet termi dorëheqje, por vetëm regjistrimi i kryetarit të ri.

Sefa u shpreh se KQZ duhet ta kishte regjistruar sot PD-në në zgjedhje dhe shprehu bindjen se kjo do të ndodhë, pasi sipas tij, dokumentacioni që ata kanë dërguar në këtë institucion, ka qenë i plotë.

“KQZ duhet të merrte vendimin për regjistrimin e PD-së. Procedura e autorizimit në PD, procedimet e mëparshme nuk kanë pasur nevojë për numër protokolli të posaçëm. Interpretimet komisioneri mund të bëjë ç’të dojë. Ligji është i qartë. Si të gjithë subjektet e tjera, ka bërë edhe PD. Besoni ligjin dhe kjo është e qartë. Çdo palë mund të ngrejë pretendimet e saj.

Të jeni të bindur siç e kam thënë edhe më parë, emri i Bashës si kryetar i PD-së, ka të bëjë vetëm se në gjykatë nuk administrohet termi dorëheqje, por ka vetëm regjistrim të kryetarit të ri. Dosja fizike nuk ndodhet në gjykatë dhe nuk mund t’i drejtohemi dot gjykatës për këtë çështje.

Dorëheqja është personale dhe mund të pyesni vetë zotin Basha. Zyrtarisht nënkryetari i komanduar me funksionet e kryetarit është Enkelejd Alibeaj. KQZ njeh Bashën pasi duhet shkresa nga gjykata.

Unë isha fare i qartë në përgjigjen time, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që ti mund t’i drejtohesh Gjykatës së Shkallës së Parë për dorëheqjen e kryetarit. Ne kemi kërkuar që gjykimi i çështjes në apel të bëhet sa më shpejtë të ishte e mundur. Përpjekjet tona i kemi bërë. Ai vendim është i ankimueshëm.

Lexo edhe :  PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me "farsën elektorale"

Unë jam jurist, nuk eci me hipoteza dhe nuk ka arsye për mosregjistrim të PD-së në zgjedhje. Sot PD drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Rezulton në regjistrin e partive politike, për faktin e vetëm sepse në këtë regjistër nuk mund të regjistrohet akti i dorëheqjes. Dosja nuk ndodhet në gjykatë.

Sot për t’u regjistruar PD në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, duhet vërtetim nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Rezulton kryetar zoti Basha.

Nga ana ime, unë jam edhe anëtar i Kryesisë së PD-së, ne kemi qenë shumë të hapur, kemi ngritur edhe një grup negociator dhe presim një bashkëpunim për hir të demokratëve, për të treguar se ka personalitete që mund të drejtojnë PD-në në mënyrë të ndryshme nga Rama”, është shprehur Sefa.

Të fundit

Lufta e Vlorës, djemtë me guna të Labërisë hedhin në det ushtrinë italiane

Qershor – Shtator 1920 Nga Leonard Veizi Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, Shqipëria mbeti e brishtë dhe nën ndikimin e...

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Lajme të tjera

Web TV