Zbardhet aksidenti tragjik/ 24-vjeçari me “Audi” me shpejtësi skëterrë erdhi nga Farka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka dhënë një tjetër njoftim në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi këtë pasdite.

Në njoftim sqarohet dinamika e ngjarjes dhe bëhet me dije se në drejtimin e mjetit të llojit “Audi” që ra nga mbikalimi ishte një 24-vjeçar me inicialet K.R.. Për pasojë, “Audi” ra mbi kofanon e një makine të llojit “Honda”.

Për pasojë,dy vajzat që ishin në makinë me 24-vjeçarin ndërruan jetë. Vetë drejtuesi i “Audit” dhe katër personat që ndodheshin në makinën tjetër, kanë mbetur të plagosur.

Saktësim mbi informacionin paraprak të dhënë pak minuta më parë.

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

Të fundit

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Lajme të tjera

Web TV