Heqje patente përjetë/ Ekspertët kërkojnë masa më të ashpra për ata që shkelin rregullat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e sigurisë rrugore sugjerojnë heqjen përgjithmonë të patentës për ata drejtues mjetesh që kryejnë shkelje të rënda e të përsëritura rrugore, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Për aksidentin me tri viktima të së enjtes specialistët thonë se ka ndikuar edhe gjendja e rrugës, ndërsa kërkojnë shtim të kamerave, veçanërisht në akset problematike.

Heqje patente përgjithmonë! Është ky penaliteti që sugjerojnë ekspertët e sigurisë rrugore për drejtuesit e mjeteve që kryejnë shkelje të rënda apo i përsërisin ato duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur nga shpejtësia në Unazën e re në zonën e Saukut, Gëzim Hoxha dhe Artur Sulçe thonë se ka ardhur koha që praktika e penalizimeve të përhershme e përdorur në shtete të tjera të aplikohet edhe në Shqipëri.

Hoxha: Siç e ka dhe bota ndoshta duhet futur heqja e patentës përgjithmonë. Nëse ke raste të përsëritura, tregon se nuk je mirë mendërisht.

Sulçe: Nëse jashtë shtetit një përdorues rruge në një zonë që është 50 km/h shpejtësi e lejuar dhe ai lëviz me 200, i hiqet leja e drejtimit dhe nuk e merr më. Ky penalitet duhet se ajo është bombë, sepse mund të përplasë një grup fëmijësh, grup njerëzish.

Gëzim Hoxha thotë po ashtu se drejtuesit e mjeteve duhet t’i nënshtrohen testit të idiotit.

Hoxha: Duhet bërë testi i idiotit ose testi i inteligjencës. Duhen kontrolluar njerëzit nëse janë mirë mendërisht apo jo. Njoh njerëz që nuk janë mirë mendërisht por fatkeqësisht ata ngasin makina.

Referuar aksidentit të së enjtes me tre viktima, Artur Sulçe fajin e gjen jo vetëm te pakujdesia e shoferit të ri, por edhe te gjendja e rrugës.

Sipas tij rrethrrotullimi në aksin që lidh Tiranën me Elbasanin është i rrezikshëm.

Sulçe: Një interchanges aty do të ishte shumë më mirë sesa ajo që është bërë atje.Ju zbrisni, futeni një U dhe ngjiteni prapë. Por kur ngjiteni nuk e shikoni rrethrrotullimin. Nëse dikush kalon për herë të parë vazhdon me atë shpejtësi dhe ai mund të përfshihet gjithmonë në aksident.

Për të ulur numrin e aksidenteve, Gëzim Hoxha bën thirrje për shtim të kamerave veçanërisht në akset problematike.

Hoxha: Nuk ka nevojë të ketë polic fizik, se nuk është kollaj të vendosësh gjoba. Kurse kamera nuk të njeh fare, ta palos gjobën dhe ta sjell në shtëpi.

Gjatë vitit 2022 aksidentet shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e afro 1 mijë e 600 personave si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Të fundit

Giorgia Meloni në kopertinën e TIME: Nuk jam raciste, po mbrojmë qytetërimin tonë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zgjedhur nga revista amerikane TIME për të qenë në kopertinën e numrit të saj...

Universiteti amerikan pranon: Do paguajmë 221 mln dollarë pas problemeve me Trump

Universiteti i Kolumbias në Nju Jork ka rënë dakord të paguajë 221 milionë dollarë pas një mosmarrëveshje me administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald...

Rama publikon pamjet: Te Fresku rikthehet ajri pas çlirimit të hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e pamjeve nga zona të ndryshme të Tiranës, ku hapësirat publike janë çliruar nga ndërtimet pa leje në...

Liverpool nuk ndalet, do sulmuesin që kushton 165 mln euro

Liverpooli vazhdon të kërkojë përforcime për repartin ofensiv dhe një nga emrat që mbetet fort në radarin e “The Reds” është Alexander Isak. Sulmuesi...

Xheni Karaj i përgjigjet Evi Kokalarit: Je grua e ligë, unë s’dal në protesta për lekë

Një debat ka shpërthyer mes aktivistes konservatore Evi Kokalari dhe aktivistes për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Xheni Karaj, pas protestës të zhvilluar një...

Lajme të tjera

Web TV