Shiste euro false në “Tik Tok”/ Zbulohet skema e 20-vjeçarit, si i niste me postë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20-vjeçar është vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës për falsifikim të parave që  dyshohet se i ofronte përmes platformës Tik- tok dhe i shpërndante përmes postës.

I riu i quajtur Bjorn Beleri hapi një llogari të quajtur ‘euro false’  dhe kur policia e bllokoi pakon  me euro të porositura në telefon, gjeti prerje të ndryshme të mbështjella në  një kapak libri të emërtuar ”Historia e gjuhësisë”.

Posta dërgoi paratë false nga Vlora në Bulqizë dhe më pas ato u kthyen pas. por grupi i hetimit që po vëzhgon platformën “Tik Tok” edhe për një çështje tjetër e kapi të dyshuarin.

20-vjeçari sipas dosjes që ju tregua TCH këmbëngul se nuk është ai prodhuesi i eurove false.

“I porosita në internet tek një shtetas që nuk e njoh  dhe desha ti përdor për të luajtur poker me miqtë e mi, në vend të fishave që ndanim. por më pas këto para mi kërkuan dhe nuk ja fsheha faktin që ishin false dhe pa e menduar ja nisa me postë” – dëshmon i dyshuari.

Gjykata e la të lirë me arsyetimin se nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

Nga kqyrja e telefonit të të dyshuarit prokuroria e Tiranës nënvizon se zbuloi që administrator i platformës euro false ishte i riu. Ai shiste euro false  duke nisur nga shitja e 3500 eurove për 200 euro, 1 mijë euro për 100 euro dhe sugjeronte që dërgesat të kryheshin me furgonë.

Të fundit

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Guardiola bëhet pishman! Do të rikthejë ish-lojtarin e tij për 170 mln euro

Pep Guardiola është bërë pishman që lejoi largimin e Cole Palmer për 58 milionë euro te Chelsea. Pas largimit nga Man. City, mesfushori ofensiv...

“Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”/ Si e ‘groposi’ shteti qytetarin për ‘evazion’

Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël,...

Lajme të tjera

Web TV