Zgjedhjet/ Analisti ben deklaratën e fortë: Ja bashkitë ku pritet të ketë “luftë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Enton Abilekaj tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se gara për zgjedhjet vendore të 14 majit do të jetë shumë e fortë në të gjitha zonat, por ai veçoi Shkodrën dhe Shqipërinë e Mesme, ku janë Tirana, Elbasani dhe Durrësi.

“Gara do të jetë shumë e fortë në të gjithë zonat. Pavarësisht se Shkodra ka votuar gjithmonë PD-në, duket se PS do ta marrë patjetër dhe po investon.

Në Shqipërinë e Mesme do të luftojnë fort për të gjitha bashkitë.

Gara për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin do të jetë e fortë. E patë se si u hap fushata e Tiranës sot, me festë madhështore, që duket se e kanë marrë shumë seriozisht Tiranën?

Nëse kandidon Arlind Qori, nuk është aq e lehtë që votat e majta të mos shkojnë tek ai. Nëse kandidon Rudi Erebara, mund të marrë vota të djathta.

Duhet të shohim shpalosjen e të gjithë kandidaturave”-tha Abilekaj.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV