Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një dite me diell e freski, rikthehen shirat! Dita e sotme ka qënë e shoqëruar me reshje të herë pas hershme shiu e për këtë shkak, janë marrë disa masa.

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëroi se duke filluar nga mbrëmja e sotme e deri më 17 mars, do të ketë një përkeqësim të motit që do të shkaktojë stuhi në det. Për këtë shkak, tragetet nuk do të nisen nga Porti i Durrësit drejt Barit në Itali dhe anasjelltas.

“Era do të jetë në drejtimin veriperëndim – verilindje në forcën e detit deri 5-7 bft me shpejtësi ere deri 15-25 m/s dhe lartësi dallge deri 2.00 -2.50 m. Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ditën e sotme nuk do të ketë nisje të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”– thuhet në njoftim.

Edhe kapiteneria e Vlorës njofton për pezullimin e lundrimit të anijeve të vogla në det duke filluar nga mbrëmja e sotme deri më datë 17 mars për shkak të përkeqësimit të motit gjatë natës.

Në njoftimin e lëshuar ditën e sotme thuhet: “Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 mars 2023 duke filluar nga ora 22.00 datë 15 mars në drejtimin veri-veriperëndim dhe verilindje në forcën deri 5-6 bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda Gjirit të Vlorës dhe jashtë Gjirit të Vlorës në forcën 6-7 bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në Gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 mars 2023 ora 6:00.”

Të fundit

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë...

Lajme të tjera

Web TV