Vendimi i KQZ-së ndaj Berishës/ Avokati Nuri: Alibeaj e bllokoi qëllimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franc Nuri, përfaqësuesi ligjor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i Partisë Demokratike grupimit që drejtohet nga Sali Berisha.

Në një intervistë për ‘ora news’ shpjegoi procedurën se çfarë do të ndodhë me PD-në dhe kandidatët e saj të dalë nga procesi i Primareve, proces ky i njohur dhe nga aleati kryesor i kampit opozitar, Partia e Lirisë që drejtohet nga Ilir Meta.

“Pasi ishte bërë njoftimi t premten nga z. Celibashi për bashkimin e të dy kërkesave, ne u ankuam në KAS dhe pasi u shpreh të hënën duke e detyruar atë që të shprehet dhe të marrë një vendim, dje mori atë vendim që ishte paralajmëruar. Brenda ditës së sotme do të depozitojmë në KAS ankimimin e firmosur nga z. Berisha dhe kemi punuar gjatë gjithë natës, por po presim dhe vendimin e zbardhur të z. Celibashi.

Vendimi i Apelit u la 3 ditë para përfundimit të afatit, dhe kjo nuk është rastësi asi çdo gjë është bërë enkas nga institucionet e pushtetit për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Ne kemi të drejtën tonë të ankimohemi në instancat më të larta se KQZ në KAS apo Kolegj Zgjedhor.

Dokumentacionit tonë nuk i mungonet asgjë që të njihte kërkesën toinë të përfaqësuar nga z. Berisha.

Pala që përfaqësonte z. Basha e pranoi publikisht që Lulzim Basha nuk është më kryetar. Por ky akt që nuk është bërë ligërisht dorëheqja është e qëllimshme. Unë kam marrë pjesë te gjyqi në Apel, avokatët e z. Alibeaj deklaruan që të hënën ne do të tërheqim regjistrimin e z. Basha, dhe ata nuk e kanë bërë qëllimisht këtë gjë, pasi po fshihen pas këtij teknikaliteti duke dashur qëllimisht që në letra të ekzistojë ligjërisht Lulzim Basha kryetar. Këtë e konstaoi dhe vetë kreu i KQZ-së, i cili u tërhoqi vëmendjen se kur atyre iu intereson thonë që z. Basha është kryetar, e kur jo nuk e thonë këtë.

Lexo edhe :  Caktohet data kur vuloset mandati i Adriatik Lapajt

Fatkeqësisht, këto teknikalitete kanë shkaktuar që PD-ja e përfaqësuar nga z. Berisha të mos regjistrohet me logo dhe vulë, por kjo nuk do të thotë që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje.

Sot do të depozitojmë kërkesën për regjistrimin e koalicionit. Sot në orën 14:00 është parashikuar mbledhja e grupit parlamentar dhe pas kësaj do të ketë dhe zhvillime. Por e sigurtë është që ne do të hymë në zgjedhje me koalicion”, u shpreh Nuri.

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV