Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Opozita finalizon në orët që vijnë koalicionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike do të komunikojë në orët në vijim koalicionin me të cilin do të hyjë në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati Berisha ka deklaruar se Kryeministri Rama është koalicion vetëm me ata që ai i quan “Alibasha” dhe “Lul brava”.

Sali Berisha:Nga ana tjetër, përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund.

Dështoi me turp! Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje.

Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës. Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Një njeri që do ketë fatin e McGonigal. Krim nuk kryen vetëm ai që merr, por edhe ai që jep.

Kjo është në kodin e SHBA, në Shqipëri dhe në çdo kod. Edi Rama me Duçkën e tij, i ka dhënë Agron Nezës 225 mijë dollarë. Askush të mos ketë iluzion se Ramën e pret fati i McGonigal. Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal.

Unë mund të kem besim se pallat-Kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, nuk do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat, por unë kam besim te qytetarët, kam besim te demokratët, që do bashkohen, do i trajtojnë këta individë si paterica të Edi Ramës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Berisha është shprehur se entuziazmi dhe besimi në fitore është më i madh se çdo herë tjetër teksa ka shtuar se është turi më i zjarrtë në të gjithë karrierën e tij politike.

Lexo edhe :  Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Sali Berisha: Një klimë e shkëlqyer është sot në mbarë vendin, në mbështetje të opozitës. Ky është turi më i zjarrtë, më entuziast i të gjithë karrierës sime politike.

Si asnjëherë më parë, duhet t’u informoj ju: zjarri, entuziazmi, besimi në fitore është më i madh se çdo herë tjetër. Demokratët dhe qytetarët janë në një mobilizim të paparë, për t’i dhënë Shqipërisë, vetes, të ardhmes së tyre, mbështetjen, ndryshimin që meritojnë. Kjo shpjegon të gjithë tmerrin dhe tmerret e Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale që ai kryeson.

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV