Parandalohet vrasja në Vorë/ 48-vjeçari tenton të qëllojë me armë gjahu një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali në Vorë, ku një 48-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një tjetër personi, të cilin ka dashur ta vrasë.

Sipas policisë, 48 vjeçari, kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e 48 vjecarit.

“Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak”, thotë policia.

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas, në ambientet e një lokali, falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) me fishekë në fole dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që po tentonte të vriste një shtetas tjetër, në një fshat të Vorës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e ngjarjes kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua shtetasi E. P., 48 vjeç, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

Lexo edhe :  Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Janë ndezur nga një grup i strukturuar kriminal

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV