Arrestimi i Lefter Allës/ Rama: PS nuk ofron shërbime avokatie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën me delegacionin e BE-së, kryeministri Edi Rama u shpreh se procesi i rrugës së anëtarësimit drejt BE-së ka qenë i vështirë dhe disa herë edhe i padrejtë.

Ai foli edhe për arrestimet e drejtësisë lidhur me zyrtarët socialistë, duke thënë se drejtësia po ndëshkon zyrtarë edhe të pushtetit, pa parë majtas e djathtas.

Edi Rama: Reforma në drejtësi ka filluar të japë fryte. Natyrisht nuk është një fushë me lule, ka ferra dhe gropa.

Një gjë është fakt; në shqipëri po ndodh ajo që pak kohë më parë nuk e imagjinonte, drejtësia në shqipëri, po godet njerëz të lidhur me pushtetin apo jo, por këta të parët kanë më shumë rëndësi, ashtu sikurse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi.

Këto institucione po tregojnë dhe bashkë me ta edhe ne, se koha e të paprekshmëve dhe të strehuarve nën ombrellën e pushtetit ka mbaruar.

Në rajon ne jemi i vetmi vend që e ka bërë këtë reformë, nuk di vend tjetër të rajonit ku drejtësia godet pa parë majtas e djathtas, por duke parë vetëm drejt. E kemi mbështetur drejtësinë dhe cilido që ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat.

Deklaratat e Ramës bëhen në një kohë kur ditën e djeshme u arrestuar kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla për korrupsion, ndërsa edhe ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ëhstë përfolur për një arrestim të mundshëm.

Të fundit

Miratohet rregullorja e re e Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar rregulloren e re për fazën “Final 4” të kategorisë “Abissnet Superiore”. Sipas rregullores së...

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg rivali kryesor i Erdogan

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprat penale "fyerje publike" dhe "kërcënim" nga një gjykatë...

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për...

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania. “Është në shkelje të...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Lajme të tjera

Web TV