EMRAT/ ‘Tuneli i barit’ në Krujë, kush janë pesë të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia vuri në pranga pesë persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë pas zbulimit të një tuneli me drogë në Krujë. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Haki Selimi, Rexhep Halili dhe Arlind Selimi si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Të arrestuar janë edhe dy punonjës të OSHEE, Oltjan Farruku dhe Ervis Halili pasi kanë kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike brenda tunelit me një shtyllë tensioni.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy punonjës të tjerë: Sokol Kullaj (përgjegjës grupi i OSHEE-së) dhe Erald Kullaj (elektriçist i zonës).

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV