Takimi i Ohrit/ Zgjaten diskutimet, ngërçi mbetet te Asociacioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse takimet dypalëshe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me zyrtarët evropianë ka kohë që kanë përfunduar, takimi i përbashkët i tyre nuk ka nisur ende, ndërsa ende nuk dihet kur palët do të ulen në tryezën e përbashkët.

Bisedimet janë zgjatur nga çfarë ishte planifikuar për shkak të pikës që ka të bëjë me asociacionin i komunave me shumicë serbe. Mësohet se Kurti ka kundërshtuar që drafti i asociacionit të paraqitet vetëm 15 ditë pas marrëveshjes.

Ndërkohë në një dalje për mediat nga Ohri, zëdhënësi I BE-së Peter Stano, hermetik për të dhënë informacione nga bisedimet, tha se takimi mund të përfundojë pasdite ose edhe në mbrëmje. Stano tha se shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel tha se do të dalë para gazetarëve në përfundim të takimit.

Të fundit

Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, FSHF del me një tjetër njoftim të rëndësishëm

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një tjetër informacion të rëndësishëm për tifozët, në lidhje me shitjen e...

Kush janë kandidatët e PS që futen në Kuvend/ Berishës i digjet edhe 1 nga lista e sigurt

Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ndërkohë që vijon vetëm numërimi i votës së diasporës. Nga ky qark,...

Shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat,merret i pandehur nga SPAK administratori i KESH

Administratori i Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e...

Juristja ‘shkarkon’ Berishën/ Ditën që certifikohen zgjedhjet, s‘është më kryetar partie!

Për juristen Brisida Gjikondi, Sali Berisha nuk e ka aspiruar të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Në studion e Real Story, Gjikondi tha se plani...

“Erdhët si të fortë, na dolët lepuj!”/ ‘Plas sherri’ mes Pjerin Ndreut dhe Gjin Gjonit

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë...

Lajme të tjera

Web TV