Tërhiqet nga futbolli mesfushori brazilian për shkak të problemeve në zemër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lucas Leiva është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Mesfushori nisi karrierën te Gremio. Më pas u transferua në Europë, aty ku luajti me skuadra si Liverpool dhe Lazio.

Gjatë karrierës së tij e veshi 22 herë fanellën e kombëtares së Brazilit. Verën e vitit të kaluar ai u rikthye te Gremio. Leiva u detyrua ta mbyllte me futbollin aktiv për shkak të problemeve në zemër.

Shëndeti im është i pari. Dua të falënderoj Gremion.  Sot po shpall tërheqjen time nga futbolli. Po e përfundoj karrierën time në klubin ku doja, por jo ashtu siç doja.Një forcë madhore më detyroi ta mbyll me futbollin. Kthej kokën pas dhe ndihem falënderues për karrierën që kam ndërtuar. U largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare për të realizuar ëndrrën time.

Dhe ia dola. Faleminderit të gjithë fansave në mbarë botën! Ju përqafoj të gjithëve”, lexohet në letrën zyrtare të Lucas Leiva-s.

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV