Arsenali i pandalshëm në Premier League, “Topçinjtë” mposhtin Crystal Palace në Emirates

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Granit Xhaka gjen sërish golin dhe Arsenali vazhdon të fitojë e vrapojë drejt titullit kampion. Vetëm tri ditë pasi i shënoi Sportingut të Lisbonës në Europa League, mesfushori me origjinë shqiptare ndëshkon edhe Crystal Palace, në derbin e vlefshëm për kampionatin anglez.

Në “Emirates Stadium”, ishte skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta që dominoi totalisht, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Geksa golin e avantazhit e shënoi braziliani Martinelli, me një lëvizje të bukur në zonë.

Në fundin e pjesës së parë ishte Bukayo Saka, që depërtoi mirë në zonë dhe mposhti për herë të dytë portierin e Crystal Palace, duke dërguar “topçinjtë’ në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.

Pjesa e dytë nisi sërish me gol dhe këtë herë ishte Granit Xhaka. Mesfushori u shërbye mirë në zonë, ku me një qetësi për t’u admiruar, kaloi topin poshtë këmbëve të portierit mik.

Crystal Palace provoi të rihapë takimin, pasi shënoi me Schlupp në të 63-tën, megjithatë vetëm për pak, sepse në të 74-ën Saka shënoi edhe golin e katërt, duke vulosur suksesin.

Me këtë sukses, Arsenali ngjitet në kuotën e 69 pikëve, 8 më shumë se Manchester City, teksa vlen të theksohet se kanë mbetur edhe 10 javë deri në fund të kampionatit.

Të fundit

Çfarë ndikimi ka shtatzënia në trupin e një gruaje?

Periudha pas lindjes zgjat shumë më shumë se 6 javë dhe nuk është aspak fiziologjike që gjithçka të kthehet shpejt në “siç ka...

Të huajt blejnë Shqipërinë/Në 2024 u blenë prona me vlerë 379 milionë euro

Rritja e vlerës së pronave në vend, po shihet si një biznes fitimprurës jo vetëm për vendasit por edhe të huajt. Ndonëse prej vitesh po...

KKT miraton lejet për kullat e reja! ‘Dritë jeshile’ edhe HEC-it në Roskovec

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar disa leje zhvillimi dhe ndërtimi në vend. Bëhet fjalë për leje për komplekse, rezidenca, struktura...

Publikohen fitimet e Zelenskyt, ja sa para ka bërë presidenti ukrainas në vitin 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe familja e tij kishin të ardhura prej rreth 337,000 euro vitin e kaluar, njoftoi dje shërbimi i shtypit presidencial,...

Gjykata merr vendimin, Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së

Marine le Pen e së djathtës ekstreme në Francë dhe tetë deputetë të partisë së saj “Tubimi Kombëtar” janë shpallur të hënën fajtorë nga...

Lajme të tjera

Web TV