Dhunoi me grushte bluzat e bardha, procedohet penalisht i riu nga Berati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22-vjeçar është shoqëruar dhe proceduar penalisht pasi dhunoi me grushte infermierin e Spitalit në Berat.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet K.Sh. u procedua për “Goditje për shkak të detyrës”.

Sakaq, po në Berat është goditur një tjetër rast të paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, teksa një individ që vinte baste sportive nëpërmjet celularit në një lokal, u procedua penalisht.

Njoftimi i policisë:

Goditet 1 rast i paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.

-Vinte baste sportive nëpërmjet celularit, në një lokal, procedohet penalisht 1 shtetas.

Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, pasi ditën e djeshme u shpall në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të operacionit policor të koduar “Lojtari”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Beratit, ku dyshohet se mund të kryhen këto paligjshmëri, dhe si rezultat, në lagjen “Donika Kastrioti, kanë goditur 1 rast të lojërave të fatit, online.

Si rezultat kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh.Y., 62 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua në ambientet e një lokali duke vënë baste sportive me celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore dhe një pune të mirë organizuar nga shërbimet e Policisë Berat, u kap dhe u procedua penalisht për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim,  shtetasi i shpallur në kërkim ditën e djeshme  K.Sh., 22 vjeç, pasi në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat, në bashkëpunim me shtetasin E.N., goditën me grushta infermierin e Spitalit.

Lexo edhe :  E rëndë/ Sherr mes adoleshentëve në Maliq, ndërron jetë 14-vjeçari në spital

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV