Takimi në Ohër, Berisha: Vuçiç nuk firmosi pasi kishte urdhër nga Kremlini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e një dite më parë në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha Berisha theksoi se pavarësisht se Kurtipranoi asosacionin, Vuçiç nuk firmosi pasi kishte marrë urdhër nga Rusia.

Sipas tij nuk firmosi pasi “kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë”.

Reagimi i Berishës:

Ohri një marrëveshje sui generis! Apo pa marrëveshje. Vuçiç nuk firmosi megjithëse Kurti pranoi asociacionin!

Miq, takimi shumë orësh i Ohrit përfundoi me ‘sukses’, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëlloj si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane.

Në përfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai. Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb.

Lexo edhe :  Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha 'ia lë thatë', VIDEOJA që po bën xhiron e rrjetit

Pra në Oher nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qenë ligjërisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të marrëveshjes së dakordësuar, gjatë procesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.

Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm për dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë.

Të fundit

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar...

Rikthimi në Kuvend, Topalli: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, foli për zhvillimet politike në vend, situatën në...

Elbasani mirëpret ‘Ditën e Verës’ me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar

Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të qytetit. Qindra qytetarë janë mbledhur në...

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot...

“Shpresoj të kem marrë një mësim këtë herë”,reagon Egli Tako:Nuk jam në spital psikiatrik

Ish banorja e Big Brother VIP Egli Tako ka reaguar në një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, ku ka shpjeguar...

Lajme të tjera

Web TV