Familjarët i hapin Luizit adresë ‘Gofundme’, shqiptarët për 3 ditë mbledhin 7000 dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi mësuar që persona të cilat janë në vështirësi ekonomike, vuajnë nga një sëmundje e rëndë dhe e kanë pothuajse të pamundur për të siguruar paratë e operacionit, hapin një adresë “Gofundme” në mënyrë që të sigurojnë shumën që iu duhet. Mirëpo, çudia nga Big Brother nuk ka të sosur. Së fundmi, është kunati i Luiz Ejllit, Sokol Tahiri që ka hapur një Gofundme për të, i cili do të menaxhohet nga familjarët e banorit.

“Mbas kërkesave të shumta dashamirëse që kemi marrë nga të gjithë fansat e Luizit kemi hapur këtë gofoundme për Luizin që menaxhohet nga në familjarët e tij. Ky është i vetmi gofoundme për Luzin”, ka shkruar ai.

Arsyeja se përse është hapur kjo adresë nuk dihet. Ajo që mund të thuhet është se një gjë e tillë më tepër se po i vjen në ndihmë banorit i ka shkaktuar shumë dëm në imazhin e tij. A nuk mjafton fama që ka marrë Luizi dhe të mirat materiale që mund të përfitojë prej saj, për t’i hapur një adresë të tillë?

Është një nga banorët që ka më shumë shanse për ta fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pse ky vendim për t’i hapur një adresë? A nuk ka persona të tjerë që mund të kenë më shumë nevojë se Luizi e ku shqiptarët të kontribuojnë vërtetë, ndoshta edhe për të shpëtuar jetë? A e di Luizi për një gjë të tillë?

Janë shumë pyetje që nuk kanë një përgjigje, e ndërsa kjo ka sjellë jo pak zemërim në rrjet për krijimin e kësaj adrese.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV